Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit, vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht, ndërsa në gjysmën e dytë të ditës, nga perëndimi drejt lindjes, reshjet e shiut do të rifillojnë. Në disa zona të gjysmës jugperëndimore të vendit, sasia e reshjeve do të jetë më e konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të jenë nga 13 deri në 18°C, në kryeqytet rreth 14°C.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira dhe reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 17–19°C, ndërsa temperatura e ujit të detit 15–18°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira; pasdite priten reshje shiu, ndërsa mbi 2200 metra lartësi reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 12°C, ndërsa në 2000 m rreth 4°C.
Të dielën, në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë nga jug-jugperëndimi. Si pasojë e erës jugore, temperaturat do të rriten, më dukshëm në zonat lindore, ku ato ditore do të arrijnë 20–22°C; temperaturat minimale në pjesën lindore të vendit do të jenë gjithashtu të larta – deri në 15–16°C. Në pjesën perëndimore të vendit, temperaturat do të rriten në mënyrë të parëndësishme dhe nuk priten reshje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke..