Korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Sliven Stojan Radev, hapi ekspozitën e tij të parë vetjake. Pikturat janë 20 dhe janë peizazhe, të pikturuara gjatë 3 vjetëve të fundit.
Ato janë të renditura në hyrjen përpara studios numër 1 në godinën qendrore të radios në Sofje. Ekspozitën e vet gazetari e ka titulluar “Frymëzim”. Mbi kanavacë janë paraqitur pamje nga deti, rrugicat e vjetra prej kalldrëmi në qytetet Zheravna dhe Kotell, si dhe Ballkani i Slivenit.
“Krijimtaria nuk është si një makinë kopjimi. Përmes pikturave të mia unë tregoj emocionin tim...Disa piktura janë spastruar nga tingëllimi modern, që të mund të kthehem një hap mbrapa, të shikohet sesi janë dukur rrugët pa automobila, pa këtë dinamikë të ditëve të përditshme” tregon autori.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..