Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatët kërkojnë kapërcimin e pabarazive në kushtet dhe pagimin e punës

Sofja ishte mikpritëse e Konferencës së XVIII-të të Rrjetit Ndërkombëtar të Organizatave Sindikale me pjesëmarrës nga 12 kryeqytete evropiane

Foto: podkrepa.org

Qëllimi i punës së sindikatave do të jenë të ardhurat më të mira të punëtorëve dhe kundërvënia e politikës së kursimeve në kompanitë, e cila i çoi shumë të punësuar në pragun e varfërisë.

Konferenca e XVIII vjetore e Rrjetit të Organizatave Sindikale të Kryeqyteteve Eropiane (ECTUN) u zhvillua në Sofje. Tema e saj ishte “Transporti dhe mobiliteti i kryeqyteteve evropiane – për kushte më të mira të punës dhe jetesës” me theks mbi sfidat e erës digjitale. Morën pjesë përfaqësues të 30 organizatave sindikale nga 12 kryeqytete evropiane – Sofja, Athina, Beogradi, Berlini, La Valeta, Londra, Madridi, Moska, Oslo, Parisi, Roma dhe Riga. Në kryeqytetin bullgar ishte lancuar ideja për konvergjencën e të ardhurave në rritje të të punësuarve në Bashkimin Evropian.“Bullgaria do të vazhdojë të përkrahë Konfederatën Evropiane të Sindikatave në realizimin e këtij synimi” – tha Ministri i punës dhe politikës sociale Biser Petkov në përshëndetjen e tij drejtuar delegatëve.

“Kompania e kryeqytetit për transport urban është ndër të parët që përfshihen në nismat evropiane. Aktualisht ne hartojmë vizionin e Sofjes me horizont 2050 dhe Planin për mobilitet të qëndrueshëm urban me horizont 2035. Të gjitha gjërat i planifikojmë duke pasur parasysh njerëzit, të cilët përdorin shërbimet e transportit publik, por përveç kësaj edhe ata, të cilët i ofrojnë. Dëshira jonë është që me anë të fushatave pozitive që përfshijnë të gjitha palët e interesuara, të arrijmë deri tek njerëzit dhe të deklarojmë se kujdesemi për Tokën, për Evropën, për Bullgarinë, për Sofjen, për secilin vend pune, për secilën shtëpi. Kuptojmë se shumica e investimeve që duhej bërë në qytetin tonë për transportin publik janë lidhur kryesisht me ndërtimin e infrastrukturës, me blerjen e mjeteve të reja të transportit dhe zgjerimin e rrjetit të metrosë. Bëhet fjalë për investime të mëdha të lidhura me ndërtimin dhe rinovimin e bulevardeve, rrugëve kryesore, por nuk duhet harruar ato ofrojnë kushte më të mira dhe më të sigurta për punën e shoferëve. Përveç kësaj me rëndësi është që të përmirësojmë kushtet e punës në ofiçinat e riparimit të automjeteve dhe po drejtojmë aty përpjekjet tona të mëtejshme. Sepse kujdesi për shoferët është lidhur drejtpërsëdrejti me kujdesin për nëpunësit e ofiçinave të riparimit – transporti urban është një sistem gjithëpërfshirës, ku të gjitha elementet, çdo një pozitë pune kanë nevojë për vëmendje.

Pavarësisht sa e përparuar është teknika akoma shumë vite njerëzit do të jenë faktori kryesor i transportit publik, sepse do të vazhdojnë t’i drejtojnë automjetet – mendojnë nga Sindikata e nëpunësve të transportit në Bullgari. “Qëllimi i sindikatave në Evropë është që të sigurojnë rregulla, të cilat do t’i ofrojnë çdo një punëtori jetesë mbi pragun e varfërisë dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë gjendjen materiale të klasës së mesme të evropianëve të punësuar”  – nënvizoi Luca Visentini, sekretari i përgjithshëm i Konfederatës së Sindikatave Evropiane.

“Modeli ekonomik më i përhapur jo vetëm në Evropë, por dhe në tërë botën gjatë dekadës së fundit ishte i gabuar – vazhdoi ai. Masate kursimeve në tregun e punës nuk kontribuuan për një model më të mirë dhe më të qëndrueshëm ekonomik, por përkundrazi – u krijua një hendek i stërmadh në shoqëri dhe në ekonomi, pa përmirësuar jetën e njerëzve dhe efikasitetin e firmave. Duhet të ndryshojmë modelin aktual të punës së kompanive në bazën e qëndrueshmërisë, barazisë dhe investimeve në përmirësimin e kushteve të punës. Njeriu duhet të jetë faktori kryesor dhe të krijohen mekanizma më efektivë të mbrojtjes së të punësuarve.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD

Dy artistë britanikë krijojnë prej rëre një skenë të Lindjes së Krishtit në Burgas

Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..

botuar më 24-12-24 4.20.PD
Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD