Qëllimi i punës së sindikatave do të jenë të ardhurat më të mira të punëtorëve dhe kundërvënia e politikës së kursimeve në kompanitë, e cila i çoi shumë të punësuar në pragun e varfërisë.
Konferenca e XVIII vjetore e Rrjetit të Organizatave Sindikale të Kryeqyteteve Eropiane (ECTUN) u zhvillua në Sofje. Tema e saj ishte “Transporti dhe mobiliteti i kryeqyteteve evropiane – për kushte më të mira të punës dhe jetesës” me theks mbi sfidat e erës digjitale. Morën pjesë përfaqësues të 30 organizatave sindikale nga 12 kryeqytete evropiane – Sofja, Athina, Beogradi, Berlini, La Valeta, Londra, Madridi, Moska, Oslo, Parisi, Roma dhe Riga. Në kryeqytetin bullgar ishte lancuar ideja për konvergjencën e të ardhurave në rritje të të punësuarve në Bashkimin Evropian.“Bullgaria do të vazhdojë të përkrahë Konfederatën Evropiane të Sindikatave në realizimin e këtij synimi” – tha Ministri i punës dhe politikës sociale Biser Petkov në përshëndetjen e tij drejtuar delegatëve.
“Kompania e kryeqytetit për transport urban është ndër të parët që përfshihen në nismat evropiane. Aktualisht ne hartojmë vizionin e Sofjes me horizont 2050 dhe Planin për mobilitet të qëndrueshëm urban me horizont 2035. Të gjitha gjërat i planifikojmë duke pasur parasysh njerëzit, të cilët përdorin shërbimet e transportit publik, por përveç kësaj edhe ata, të cilët i ofrojnë. Dëshira jonë është që me anë të fushatave pozitive që përfshijnë të gjitha palët e interesuara, të arrijmë deri tek njerëzit dhe të deklarojmë se kujdesemi për Tokën, për Evropën, për Bullgarinë, për Sofjen, për secilin vend pune, për secilën shtëpi. Kuptojmë se shumica e investimeve që duhej bërë në qytetin tonë për transportin publik janë lidhur kryesisht me ndërtimin e infrastrukturës, me blerjen e mjeteve të reja të transportit dhe zgjerimin e rrjetit të metrosë. Bëhet fjalë për investime të mëdha të lidhura me ndërtimin dhe rinovimin e bulevardeve, rrugëve kryesore, por nuk duhet harruar ato ofrojnë kushte më të mira dhe më të sigurta për punën e shoferëve. Përveç kësaj me rëndësi është që të përmirësojmë kushtet e punës në ofiçinat e riparimit të automjeteve dhe po drejtojmë aty përpjekjet tona të mëtejshme. Sepse kujdesi për shoferët është lidhur drejtpërsëdrejti me kujdesin për nëpunësit e ofiçinave të riparimit – transporti urban është një sistem gjithëpërfshirës, ku të gjitha elementet, çdo një pozitë pune kanë nevojë për vëmendje.”
Pavarësisht sa e përparuar është teknika akoma shumë vite njerëzit do të jenë faktori kryesor i transportit publik, sepse do të vazhdojnë t’i drejtojnë automjetet – mendojnë nga Sindikata e nëpunësve të transportit në Bullgari. “Qëllimi i sindikatave në Evropë është që të sigurojnë rregulla, të cilat do t’i ofrojnë çdo një punëtori jetesë mbi pragun e varfërisë dhe në të njëjtën kohë do të përmirësojnë gjendjen materiale të klasës së mesme të evropianëve të punësuar” – nënvizoi Luca Visentini, sekretari i përgjithshëm i Konfederatës së Sindikatave Evropiane.
“Modeli ekonomik më i përhapur jo vetëm në Evropë, por dhe në tërë botën gjatë dekadës së fundit ishte i gabuar – vazhdoi ai. Masate kursimeve në tregun e punës nuk kontribuuan për një model më të mirë dhe më të qëndrueshëm ekonomik, por përkundrazi – u krijua një hendek i stërmadh në shoqëri dhe në ekonomi, pa përmirësuar jetën e njerëzve dhe efikasitetin e firmave. Duhet të ndryshojmë modelin aktual të punës së kompanive në bazën e qëndrueshmërisë, barazisë dhe investimeve në përmirësimin e kushteve të punës. Njeriu duhet të jetë faktori kryesor dhe të krijohen mekanizma më efektivë të mbrojtjes së të punësuarve.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..