Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Implanti i parë koklear i veshit u vu në Bullgari para 20 vitesh

Foto: fonio.bg

Sivjet mjekësia bullgare shënon 20 vjet nga implantimi i parë koklear realizuar në Bullgari. Pionier i kësaj veprimtarie tek ne është profesori Ivan Cenev nga Spitali Universitar “Mbretëresha Joana” – ISUL. Përvjetori është një shkas për bilanc të rrugës së kaluar dhe për fillimin e një fushate, e cila të përqendrojë opinionin shoqëror jo vetëm mbi progresin e mjekësisë, por edhe mbi problemet e njerëzve me të meta në të dëgjuarin.

Shpesh pranojmë se dëgjimi është një gjë e zakonshme dhe nuk mendojmë se ai na siguron mundësinë të zhvillojmë të folurin, të komunikojmë midis njeri tjetrit dhe të integrohemi në shoqëri. Vënia e implantit të parë koklear është një arritje e rëndësishme mjekësore, sepse u lejon qindra njerëzve të përfitojnë nga kontakti me njerëzit dhe shoqërinë. Brenda periudhës 20 vjeçare implante kokleare iu vunë afro 700 pacientëve në Bullgari.

Sot profesori Ivan Cenov vazhdon të punojë dhe të mësojë kolegët e tij të rinj në spital. Kujton, se implantimi i parë ishte i suksesshëm, por u shoqërua me vështirësi për shkak të shumë të panjohurave që fshihte këtë sfidë mjekësore. “Kur bëmë hapat e parë pranuam, se do të operojmë vetëm pacientë në moshë deri 7 vjeç. Kishim një buxhet pak të kufizuar. Shkaku ishte edhe rezistenca e organizatës së të shurdhërve tek ne. Kishte frikë, se një operacion i tillë mund të bëhet shkak për humbjen e plotë të të dëgjuarit. Denisllava Bandeva dhe Ljubomir Atanasov ishin pacientët e parë në Bullgari me implante kokleare” – kujton profesori.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 30 për qind nga popullsia në botë ka probleme me të dëgjuarin. Në Bullgari ata janë 400 mijë veta, 9 për qind prej të cilëve janë fëmijë. Nga 1 deri në 3 fëmijë për 1000  linden me dëmtim në të dëgjuarin, prandaj është me rëndësi që fëmijët e porsalindur të kontrollohen, kështu që problemi të zbulohet sa më herët dhe të zgjidhet më shpejtë. Statistika tregon gjithashtu, se deri në moshën 65-vjeçare 2/3 e popullsisë në botë, duke përfshirë edhe Bullgarinë, ka probleme me të dëgjuarin.

Kaluam përmes të gjitha etapave të zhvillimit të teknikës së sistemeve kokleare. Që nga sistemet e para prej qeramike, deri në implantet më moderne, që janë më të përsosura, dhe në procesorët e të folurit, të cilët i afrohen dëgjimit normal” – thekson profesoresha Diana Popova – specialiste e sëmundjeve të veshëve, të hundës dhe të grykës pranë Spitalit ISUL.Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor, që prej dy vitesh përveç për operacionet e fëmijëve paguan edhe për operacione të të moshuarve. Një njeri në moshën 25 vjeçare ose pak më lart nuk është i plakur. Secili mund të sëmuret nga meningjiti, të pësojë ndonjë traumë ose të ketë një të dëgjuar i cili po zvogëlohet. Për pacientë të tillë me të folur të zhvilluar të cilët e kanë humbur të dëgjuarin në një etapë më të vonshme implantimi koklear është shumë i domosdoshëm. Ai u lejon atyre të kthehen prapë në shoqëri dhe të mos hyjë në depresion nga humbja e njërës prej shqisave. Në sajë të fushatës “Krishtlindja Bullgare”, me të cilën grumbullohen mjete për blerjen e aparaturës mjekësore, shumë prej materniteteve u pajisën me aparaturë për skrinimin neonatal, gjë që lejon që problemi të zgjidhen sa më parë.”

Një fakt interesant është se fëmijët me implante kokleare janë shumë të talentuar. Shqisat e tyre janë më të zhvilluara dhe formojnë cilësi të tjera, të cilat te njerëzit me dëgjim normal nuk zhvillohen në një shkallë të tillë. Këta fëmijë pikturojnë, vallëzojnë, bëhen pianistë të talentuar, thënë me një fjalë zhvillojnë aftësi artistike. Një pjesë prej nismave kushtuar 20 vjetorit të implantimit të parë koklear në Bullgari kanë të bëjnë pikërisht me pacientët e vegjël. Për ta është konkursi “tingujt e jetës”, në të cilin mund të përfshihen me ndonjë vizatim të vet ose me ndonjë fotografi artistike. Çmimi i madh është vizitë në Insbruk të Austrisë, ku është selia e kompanisë – lidere në prodhimin e aparateve mjekësore të të dëgjuarit dhe të implanteve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD