Sivjet mjekësia bullgare shënon 20 vjet nga implantimi i parë koklear realizuar në Bullgari. Pionier i kësaj veprimtarie tek ne është profesori Ivan Cenev nga Spitali Universitar “Mbretëresha Joana” – ISUL. Përvjetori është një shkas për bilanc të rrugës së kaluar dhe për fillimin e një fushate, e cila të përqendrojë opinionin shoqëror jo vetëm mbi progresin e mjekësisë, por edhe mbi problemet e njerëzve me të meta në të dëgjuarin.
Shpesh pranojmë se dëgjimi është një gjë e zakonshme dhe nuk mendojmë se ai na siguron mundësinë të zhvillojmë të folurin, të komunikojmë midis njeri tjetrit dhe të integrohemi në shoqëri. Vënia e implantit të parë koklear është një arritje e rëndësishme mjekësore, sepse u lejon qindra njerëzve të përfitojnë nga kontakti me njerëzit dhe shoqërinë. Brenda periudhës 20 vjeçare implante kokleare iu vunë afro 700 pacientëve në Bullgari.
Sot profesori Ivan Cenov vazhdon të punojë dhe të mësojë kolegët e tij të rinj në spital. Kujton, se implantimi i parë ishte i suksesshëm, por u shoqërua me vështirësi për shkak të shumë të panjohurave që fshihte këtë sfidë mjekësore. “Kur bëmë hapat e parë pranuam, se do të operojmë vetëm pacientë në moshë deri 7 vjeç. Kishim një buxhet pak të kufizuar. Shkaku ishte edhe rezistenca e organizatës së të shurdhërve tek ne. Kishte frikë, se një operacion i tillë mund të bëhet shkak për humbjen e plotë të të dëgjuarit. Denisllava Bandeva dhe Ljubomir Atanasov ishin pacientët e parë në Bullgari me implante kokleare” – kujton profesori.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë 30 për qind nga popullsia në botë ka probleme me të dëgjuarin. Në Bullgari ata janë 400 mijë veta, 9 për qind prej të cilëve janë fëmijë. Nga 1 deri në 3 fëmijë për 1000 linden me dëmtim në të dëgjuarin, prandaj është me rëndësi që fëmijët e porsalindur të kontrollohen, kështu që problemi të zbulohet sa më herët dhe të zgjidhet më shpejtë. Statistika tregon gjithashtu, se deri në moshën 65-vjeçare 2/3 e popullsisë në botë, duke përfshirë edhe Bullgarinë, ka probleme me të dëgjuarin.
“Kaluam përmes të gjitha etapave të zhvillimit të teknikës së sistemeve kokleare. Që nga sistemet e para prej qeramike, deri në implantet më moderne, që janë më të përsosura, dhe në procesorët e të folurit, të cilët i afrohen dëgjimit normal” – thekson profesoresha Diana Popova – specialiste e sëmundjeve të veshëve, të hundës dhe të grykës pranë Spitalit ISUL. “Arka Kombëtare e Sigurimit Shëndetësor, që prej dy vitesh përveç për operacionet e fëmijëve paguan edhe për operacione të të moshuarve. Një njeri në moshën 25 vjeçare ose pak më lart nuk është i plakur. Secili mund të sëmuret nga meningjiti, të pësojë ndonjë traumë ose të ketë një të dëgjuar i cili po zvogëlohet. Për pacientë të tillë me të folur të zhvilluar të cilët e kanë humbur të dëgjuarin në një etapë më të vonshme implantimi koklear është shumë i domosdoshëm. Ai u lejon atyre të kthehen prapë në shoqëri dhe të mos hyjë në depresion nga humbja e njërës prej shqisave. Në sajë të fushatës “Krishtlindja Bullgare”, me të cilën grumbullohen mjete për blerjen e aparaturës mjekësore, shumë prej materniteteve u pajisën me aparaturë për skrinimin neonatal, gjë që lejon që problemi të zgjidhen sa më parë.”
Një fakt interesant është se fëmijët me implante kokleare janë shumë të talentuar. Shqisat e tyre janë më të zhvilluara dhe formojnë cilësi të tjera, të cilat te njerëzit me dëgjim normal nuk zhvillohen në një shkallë të tillë. Këta fëmijë pikturojnë, vallëzojnë, bëhen pianistë të talentuar, thënë me një fjalë zhvillojnë aftësi artistike. Një pjesë prej nismave kushtuar 20 vjetorit të implantimit të parë koklear në Bullgari kanë të bëjnë pikërisht me pacientët e vegjël. Për ta është konkursi “tingujt e jetës”, në të cilin mund të përfshihen me ndonjë vizatim të vet ose me ndonjë fotografi artistike. Çmimi i madh është vizitë në Insbruk të Austrisë, ku është selia e kompanisë – lidere në prodhimin e aparateve mjekësore të të dëgjuarit dhe të implanteve.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..