Më 19 prill do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të dekoratave nga edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar “Veliki Presllav – Historia e Një Populli të Tërë” i cili zhvillohet nën patronazhin e Nënpresidentes Iljana Jotova. Në të me krijimtarinë e vet letrare dhe artistike marrin pjesë nxënës nga Bullgaria dhe nga akoma 10 shtete të tjera, mes të cilave Moldavia, Kazakistani, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Italia, Spanja dhe Maqedonia e Veriut. Vendi nuk është zgjedhur rastësisht – i krijuar gjatë shekullit të 9, qyteti ka qenë kryeqytet i Mbretërisë së Parë Bullgare dhe qendër e shkollës së parë letrare bullgare, që është zhvilluar si një qendër kulturore e botës sllave.
Dëshira e organizatorëve është që forumi të kthehet në një ngjarje të përvitshme, thotë Rumjana Miteva - koordinatorja dhe kryetarja e lëvizjes për kulturë, art, arsim dhe shkencë “Kujtimi Fisnor” dhe shton:
“Derdha kaq shumë lot gëzimi, kur i mora krijimet – 41 vjersha dhe 67 ese. Ato janë aq të mira dhe janë të shkruara prej fëmijëve jashtë Bullgarisë. Ka akoma dhe piktura, plastika, vizatime mbi pllaka, skulptura...Fëmijët tregojnë se si stërgjyshërit e tyre kanë ikur nga Bullgaria me karroca dhe me lot në sy. Çdo një fëmijë do të marrë certifikatë për pjesëmarrje dhe nga një ekzemplar nga libri “Legjenda e Presllavit”, i botuar para 50 vjetëve. Kohët e fundit ai ishte rishtypur në qytetin Shumen dhe na ishte dhënë si dhurim. Ideja ime është të dërgoj esetë dhe pikturat, të cilat kanë marrë pjesë në forum deri tek të gjitha shkollat bullgare nëpër botë- ato janë pothuaj 400”.
Pjesëmarrës aktiv në forum janë bullgarët e Besarabisë nga rajoni Taraklia në Moldavi. Kjo është në sajë të marrëveshjes së lidhur gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar midis “Kujtimit Fisnor” dhe një fondacioni, që punon me 12 shkollat vendase ku arsimohen përgjithësisht 2798 fëmijë nga klasa e 1 deri në klasën e 12, por po kështu dhe me 7 kopshte, në të cilat ka 624 fëmijë. Interesi për Bullgarinë dhe gjuhën bullgare është i madh – këtë e pohon fakti se më 12,13 dhe 14 prill në Moldavi ka Olimpiadë të gjuhës bullgare. Sipas fjalëve të Rumjana Mitevës do të zhvillohet dhe një projekt i ngjashëm dhe me Serbinë.
“Ekspozita me krijimet e fëmijëve do të renditet në Muzeun Arkeologjik në Veliki Presllavit. Ajo do të përfshijë të gjitha krijimet, jo vetëm ato të dekoruara. Festa do të fillojë në orën 16. Shpresojmë që pas kësaj ekspozita do të prezantohet dhe në Bibliotekën Kombëtare në Sofje. Punojmë dhe për botimin e një libri me disa nga esetë, të cilat i zgjodhëm. Qëllimi ynë kryesor është popullarizimi dhe afirmimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të Bullgarisë dhe kontributi ynë për zhvillimin e kulturës evropiane dhe botërore.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..