Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

430 krijime letrare dhe artistike të bullgarëve të vegjël nga jashtë ringjallin kujtimin fisnor në Veliki Presllav

Më 19 prill do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të dekoratave nga edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar “Veliki Presllav – Historia e Një Populli të Tërë” i cili zhvillohet nën patronazhin e Nënpresidentes Iljana Jotova. Në të me krijimtarinë e vet letrare dhe artistike marrin pjesë nxënës nga Bullgaria dhe nga akoma 10 shtete të tjera, mes të cilave Moldavia, Kazakistani, Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Italia, Spanja dhe Maqedonia e Veriut. Vendi nuk është zgjedhur rastësisht – i krijuar gjatë shekullit të 9, qyteti ka qenë kryeqytet i Mbretërisë së Parë Bullgare dhe qendër e shkollës së parë  letrare bullgare, që është zhvilluar si një qendër kulturore e botës sllave.

Dëshira e organizatorëve është që forumi të kthehet në një ngjarje të përvitshme, thotë Rumjana Miteva - koordinatorja dhe kryetarja e lëvizjes për kulturë, art, arsim dhe shkencë “Kujtimi Fisnor” dhe shton:

“Derdha kaq shumë lot gëzimi, kur i mora krijimet – 41 vjersha dhe 67 ese. Ato janë aq të mira dhe janë të shkruara prej fëmijëve jashtë Bullgarisë. Ka akoma dhe piktura, plastika, vizatime mbi pllaka, skulptura...Fëmijët tregojnë se si stërgjyshërit e tyre kanë ikur nga Bullgaria me karroca dhe me lot në sy. Çdo një fëmijë do të marrë certifikatë për pjesëmarrje dhe nga një ekzemplar nga libri “Legjenda e Presllavit”, i botuar para 50 vjetëve. Kohët e fundit ai ishte rishtypur në qytetin Shumen dhe na ishte dhënë si dhurim. Ideja ime  është të dërgoj esetë dhe pikturat, të cilat kanë marrë pjesë në forum deri tek të gjitha shkollat bullgare nëpër botë- ato janë pothuaj 400”.

Pjesëmarrës aktiv në forum janë bullgarët e Besarabisë nga rajoni Taraklia në Moldavi. Kjo është në sajë të marrëveshjes së lidhur gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar midis “Kujtimit Fisnor” dhe një fondacioni, që punon me 12 shkollat vendase ku arsimohen përgjithësisht 2798 fëmijë nga klasa e 1 deri në klasën e 12, por po kështu dhe me 7 kopshte, në të cilat ka 624 fëmijë. Interesi për Bullgarinë dhe gjuhën bullgare është i madh – këtë e pohon fakti se më 12,13 dhe 14 prill në Moldavi ka Olimpiadë të gjuhës bullgare. Sipas fjalëve të Rumjana Mitevës do të zhvillohet dhe një projekt i ngjashëm dhe me Serbinë.

“Ekspozita me krijimet e fëmijëve do të renditet në Muzeun Arkeologjik në Veliki Presllavit. Ajo do të përfshijë të gjitha krijimet, jo vetëm ato të dekoruara. Festa do të fillojë në orën 16. Shpresojmë që pas kësaj ekspozita do të prezantohet dhe në Bibliotekën Kombëtare në Sofje. Punojmë dhe për botimin e një libri  me disa nga esetë, të cilat i zgjodhëm. Qëllimi ynë kryesor është popullarizimi  dhe afirmimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të Bullgarisë dhe kontributi ynë për zhvillimin e kulturës evropiane dhe botërore.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD