Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6 medalje për gjimnastet bullgare në Kupën Botërore në Sofje

Foto: BTA

Ansambli Kombëtar  i Bullgarisë dhe Katrin Taseva  fituan përgjithësisht 6 medalje në Kupën Botërore në gjimnastikën ritmike  në Sofje. Pas medaljes së artë në shumëgarëshin gjatë ditës së shtunë, ditën e diel ansambli fitoi argjend në finalin me 3 rrethe dhe dy palë shkopinj. Gjimnastja Katrin Taseva regjistroi një pjesëmarrje të shkëlqyer, ku gjatë ditës së shtunë fillimisht u dekorua me medalje të bronztë në shumëgarësh, kurse gjatë ditës së diel shtoi tri dekorata të argjendta në finalet me veglat individuale. Rikujtojmë se vetëm përpara 1 jave në Kupën e parë Botërore këtë stinë – në Pesaro të Italisë, bullgaret fituan pesë medalje.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas 4 humbjeve, Bullgaria nuk ka më një shans teorik për të luajtur në Kupën e Botës 2026

Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..

botuar më 25-10-15 9.56.PD
Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev dhe Aleks Nikollov

Sofja do të presë disa prej ndeshjeve të Eurovolley 2026

Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..

botuar më 25-10-14 1.08.MD

Një fotofinish përcaktoi fituesin e meshkujve në Maratonën e Sofjes

Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..

botuar më 25-10-13 11.26.PD