Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven.
Ministri bullgar i Bujqësisë Georgi Tahov zhvilloi një takim online me Zëvendësministren e Bujqësisë në Rumani Violeta Mușat dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë në Greqi, Spiros Protopsaltis. Sipas Ministrisë bullgare, ata kanë..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°, në Sofje - 15°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, moti do të jetë me vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra, kryesisht në..
Më shumë se 45 000 hektarë pyje në malin Pirin janë shkatërruar nga zjarret që nga 25 korriku. Ende ka shpërthime lokale në terren, tha për BTA drejtori i Pylltarisë Shtetërore në Strumjani, Ivan Rizov. Deri më tani, të dhënat mbi..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°, në Sofje - 15°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe..
Më shumë se 45 000 hektarë pyje në malin Pirin janë shkatërruar nga zjarret që nga 25 korriku. Ende ka shpërthime lokale në terren, tha për..
Parlamenti bullgar, duke theksuar rëndësinë kyçe të politikës së kohezionit të BE-së për zhvillimin ekonomik të rajoneve në Bullgari, këmbëngul që rajoni..