Në Ditën e Trimërisë dhe në Festën e Ushtrisë Bullgare – 6 maj, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake sipas traditës i hap dyert e veta falas për vizitorë. Në festë miqtë e Muzeut do të kenë mundësinë të hyjnë në kabinën e pilotëve të helikopterit transportues MI-8 dhe në hapësirën e drejtimit të kompleksit raketor 2K 52 Frog “Hëna-M” dhe lartësimatësit lëvizës PRB-11 “Vershina”.
Adhuruesit e historisë bullgare do të mund të shikojnë falas dhe ekspozitën më të re në Muze – “Në bordin e historisë së flotës”, kushtuar 140- vjetorit të krijimit të forcave Ushtarake dhe Detare të Republikës së Bullgarisë. Ekspozita paraqet sende pak të njohura dhe të vlefshme, dokumente dhe piktura nga fondet e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake dhe filialit të tij në qytetin Varna - Muzeu Ushtarak Detar.
Mes tyre janë sende nga jahti i princit “Aleksandër I”, i ndërtuar posaçërisht për flotën e lumit Danub, si dhe sende nga minambajtësi “Drëzki” i cili ka sjellë fitoren e parë detare bullgare.
“Historia e përmbledhjes fillon në qytetin Ruse (Bullgari Veriore), me enët e para ushtarake për lundrim, të cilat na ka lënë pas Çlirimit Perandoria Ruse” – tregon drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake docentja Sonja Penkova. Zgjerimi i flotës në fund të shekullit të 19 me një trupë Detare në Varna është një hap tepër serioz drejt kthimit të Bullgarisë në një shtet detar. Flota bullgare i ka mbrojtur brigjet e Bullgarisë , bashkë me artilerinë bregdetare në luftërat për një çlirim kombëtar dhe për bashkim. Në sajë të veprimeve të saj portet tona të mëdha nuk kanë qenë shkatërruar. Numri i viktimave të bombardimeve turke dhe ruse është ulur deri në minimum. ”
Për veprimet ushtarake nëpër brigjet bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore dëshmojnë mbeturinat e anijes armike ruse “Togeri Pushçin” i cili pengohet nga një minë bullgare gjatë vitit 1916, si dhe bomba e ujit dhe sirena e anijejes të gjetura gjatë vitit 2010 në Gjirin e Varnës.
Nga koha e Luftës së Dytë botërore janë flamuri i anijes për pastrim të minave “Mesta”(aj ka qenë pjesë e Flotës e Egjeut) dhe një aparat fotografik nga aeroplani i ujit Arado 196-A. Uniformat e ekspozuara nga vitet e Luftës së Ftohtë deri në ditët tona, si dhe timoni drejtues nga kabina e nëndetëses “Nadezhda”/”Shpresa”/, ndjekin historinë e Forcave Ushtarake dhe Detare me zhvillimin dhe modernizimin e anijeve në Bullgari pas vitit 1989.
Dhe sot roli i forcave ushtarake dhe detare është jashtëzakonisht i rëndësishëm-nënvizon Komandanti i forcave ushtarako-detare kundëradmirali Mitko Petev:
“Nga njëra ato janë pjesë e sistemit mbrojtës i shtetit dhe garanton sovranitetin detar dhe përdorimin e hapësirave detare, të cilat janë një e treta nga territori ynë tokësor. Nga ana tjetër, forcat ushtarake dhe detare kanë një efekt të drejtpërdrejt ekonomik mbi mirëqenien e popullit, me qenë se garantojnë transportimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve nëpër det. Paralelisht me këtë ne kemi ndërtuar një sistem pune për sigurinë e lundrimit tregtar dhe ruajtjen e jetëve njerëzore në det. Flota ushtarake bullgare është institucioni, i cili garanton kryerjen e detyrimeve ndërkombëtare të Bullgarisë”.
Sipas fjalëve të kundëradmiralit Petev, forcat ushtarake dhe detare të Bullgarisë gjithmonë kanë qenë bashkë me popullin si gjatë kohës së luftës. ashtu dhe në ditët e pases. Oficerët, ushtarët të flotë dhe nxënësit e shkollës detare zënë pozita kyçe në fushën e shkencës dhe të arsimit, në drejtimin e vendit dhe në institucionet ndërkombëtare. Prandaj dhe interesi i njerëzve të rinj që të zhvillohen në strukturat e flotës ushtarake nuk pushon:
“Diçka më tepër, aktualisht disponojmë një aviacion modern ushtarako-detar dhe mjete për vërejtjen e hapësirave detare. Së shpejti presim dhe blerjen e anijeve të reja. E gjithë kjo është një garanci për realizimin e kuadrove të rinj të cilët e shikojnë të ardhmen e vet të lidhur me flotën”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Darina Grigorova, BGNES dhe militarymuseum.bg
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..