Mijëra bullgarë dhe të huaj me flamuj të Bullgarisë dhe të Vatikanit në duar u derdhën në sheshin qendror të Sofjes “Princi Aleksandër I” për liturgjinë e shenjtë të Papës Françesku. Në ngjarje ishin ftuar përfaqësues të bashkësive të ndryshme fetare në vend, ndër të cilat ajo e fesë katolike është e katërta për nga numri pas atyre të krishterimit ortodoks, islamit dhe të protestantizmit. Nëpërmjet informacioneve të mediave botërore vizita e Kreut të Kishës Katolike në Bullgari ndiqet nga mbi 100 mln veta. Nesër papa Françesku do të vizitojë një kamp refugjatësh në Sofje dhe do të mbajë një liturgji të shenjtë në qytetin Rakovski, Bullgari Jugore.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..