Kryeministri Bojko Borisov mori pjesë në Samitin e kryeministreve dhe krerëve shtetërorë të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Sibiu të Rumanisë. Ndër temat e samitit janë aspekte të ndryshme të Rendit Staregjik të Ditës 2019-2024. Atje Borisovi tha se inkurajimi i përafrimit ekonomik, social dhe territorial, siç edhe solidariteti ndërmjet shteteve-anëtare të BE-së duhet të jenë parimet kryesore në marrëdhëniet ndërshtetërore. Ai shtoi se Bullgaria vazhdon t’i përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian, përveç kësaj përshpejtimi i reformave në këto shtete është me rëndësi të konsiderueshme për arritjen e qëndrueshmërisë në regjion dhe në Evropë në përgjithësi.
Në samit u miratua një deklaratë me 10 parime për ruajtjen e unitetit të Bashkimit Evropian pas Brexitit. Ato përfshijnë mbrojtjen e unitetit të Evropës së Bashkuar, kërkimin e zgjedhjeve të përbashkëta të problemeve të përbashkëta, mbrojtjen e demokracisë dhe epërsisë së ligjit dhe lidershipin përgjegjës dhe global të Evropës.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..