Alpinisti bullgar Ivan Tomov është ngjitur në majën e katërt për nga lartësia – Lhotse (8516 metra), në orën 9.40, orë lokale, bashkë me rusen Nastja Runova, pa oksigjen suplementar dhe pa ndihmën e sherpëve. Në fund të shtatorit të vitit 2017 Ivan Tomov u ngjit në Manaslu (8156 metra), ndërsa gjatë 2014-ës u ngjit në Broad Peak (8047 metra) bashkë me alpinistin tonë të madh Bojan Petrov.
Lhotse është maja e parë e lartë mbi 8000 metra, të pushtuar nga alpinistët bullgarë. Kjo ndodhi më 30 prill 1981, ndërsa alpinisti i parë bullgar, i cili e valëviti flamurin tonë ishte Hristo Prodanov.
Para një dite dy bullgarë të tjerë – Atanas Skatov dhe Stefan Stefanov, u ngjitën në majën e tretë për nga lartësia në botë Kanchenjunga(8586 metra).Ivan Kukushin është kampioni i ri evropian në shah të shpejtë për djem nën 12 vjeç! Në Kampionatin e Shahut të Shpejtë dhe Blitz të Kontinentit të Vjetër për fëmijë nga 8 deri në 18 vjeç, të mbajtur në Selanik të Greqisë, garuesi i ri arriti..
Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave,..
Bullgaria fitoi medalje të argjendtë në disiplinën 25 metra pistoletë – trio për vajza në Kampionatin Evropian të Qitjes Sportive me armë me kalibër të vogël, që po zhvillohet në Shatoru, Francë. Bullgaret – Pamella Popova, Maria Atanasova dhe..
Ivan Kukushin është kampioni i ri evropian në shah të shpejtë për djem nën 12 vjeç! Në Kampionatin e Shahut të Shpejtë dhe Blitz të Kontinentit..