Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave, së bashku me ministrin e sportit, Ivan Peshev. Qeveria mbështeti propozimin e dy ministrive për të finalizuar negociatat mbi mikpritjen e kësaj gare prestigjioze sportive. “Gara Çiklistike e Italisë e vendos vendin tonë në hartën botërore të turizmit dhe e bën Bullgarinë një destinacion të njohur ndërkombëtarisht”, tha ministri. Sipas tij, përfitimet shtesë për imazhin e Bullgarisë nga kjo ngjarje janë të jashtëzakonshme. Tri etapat e para të Turit Çiklistik të Italisë në vitin 2026 do të përfshijnë kalim në dhjetëra komuna bullgare, gjë që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre, shtoi Borshosh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..