Kompania bullgare “Toplivo - 2” apelon zgjedhjen e furnizuesit të tubave për interkonektorin e gazit ndërmjet Bullgarisë dhe Greqisë. Ankesa është parashtruar para Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është kundër kompanisë bullgaro-italiane-greke ICGB, e cila po ndërton lidhjen e gazit. Ankesa është paraqitur vetëm një ditë para se kryeministrat e Bullgarisë dhe Greqisë Bojko Borisov dhe Aleksis Tsipras të shpallin zyrtarisht fillimin e ndërtimit. “Toplivo-2” ishte një nga ofertuesit në ankandin për furnizimin e tubave, por doli nga skema e konkurrimit për shkak të mangësive në dokumentacionin e paraqitur. Kompania insiston se ankandi nuk është zhvilluar sipas rregullave dhe se çmimi i ofruar prej saj ka qenë më e mirë, por nuk u dha mediave më shumë hollësi.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..