Deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski hoqi dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian . Këtë e bëri të ditur Kryetari i Lëvizjes Mustava Karadajë. Vetë Karadajë gjithashtu do të heqë dorë nga posti i vet i eurodeputetit. “Sipas vendimit kolektiv ka nevojë më të madhe për mua në Bullgari”, komentoi Peevski para gazetarëve, duke shkuar në Parlament për herë të parë këtë vit. Ai heq dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian për herë të dytë. Për herë të parë kjo ndodhi në zgjedhjet evropiane gjatë vitit 2014.
Gjatë qershorit të 2013-ës vendimi i Kuvendit Popullor për ta zgjedhur Peevskin për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” u bë shkas për protesta në masë në tërë vendin, sepse Deljan Peevski konsiderohet si përfaqësues i oligarkisë në Bullgari.Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..