Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës hodhi poshtë ankesën e shoqatës “Toplivo 2” kundër zgjedhjes së furnizuesit të gypave për lidhjet e gazit me Greqinë. Ankesa u shtrua më 21 maj, kur shoqata u hoq nga konkursi, ndërsa Kompania e Projektimit ICGB, në të cilën aksionarë me pjesëmarrje të barabartë janë Holdingu Energjetik Bullgar dhe Shoqata Greko-Italiane ICI Poseidon, zgjodhi zbatues kompaninë greke Corinth Pipeworks Pipe Industry. Antimonopolisti nuk respektoi pretendimet e shoqatës “Toplivo 2”. Vendimi mund të apelohet para Gjykatës së Lartë Administrative. “Toplivo 2” tashmë apeloi para Gjykatës së Lartë Administrative një vendim tjetër të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës me të cilën lejohej realizimi paraprak i kontratës me kompaninë greke Corinth Pipeworks Pipe Industry që të mos bllokohet ndërtimi i interkonektorit i cili duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2020.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..