Në kuadrin e Strategjisë së Komunikimit të Bullgarisë për BE-në 2019 në hyrjen e Administratës Krahinore të qytetit Lloveç u hap ekspozita “Lutje në pesë gjuhë”. Sivjet një nga temat është “Toleranca dhe parandalimi i gjuhës së urrejtjes”. Ekspozita përbën materiale vizuale dhe të informacionit në gjuhën kishtare sllave, në arabisht, turqisht, hebraisht dhe armenisht me lutje të njohura karakteristike për festa konkrete fetare. Ndër të gjitha veprat bëjnë përshtypje origjinali arab i sures hyrëse të Kuranit Al Fatiha, lutja “Hair Mer” (Ati ynë) në gjuhën armene, Agada hebraike e Pashkës nga shekulli i 14-të.
Studentë nga Universiteti i Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë do të prezantojnë në Sofje idetë e tyre se si e kaluara mund të përfshihet në ambientin bashkëkohor urban, njofton Radio Sofja e BNR-së. Ata përgatitën koncepte për mbetjet e vilës..
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..