Në lagjen e njohur për turistët Hajmanitas në kryeqytetin kuban Havanë u krijua një mur bullgar. Në të me një mozaik prej copëzave prej fajance u rikrijuan germa nga alfabeti cirilik, Tempulli Monument “Shën Aleksandër Nevski”, lejlekë me verore – si simbol i pranverës, trëndafili emblematik bullgar. Mozaiku është vepër e piktorit të njohur kuban Hose Fuster, i cili i pasuroi simbolet bullgare me shenje kubane si palma mbretërore, krokodili, këndesi. Vetë krijuesi pranon, se ky mur është njohja e dashurisë ndaj një vendi, në të cilin nuk ka qenë kurrë. Muri u inaugurua nga Ambasada e Bullgarisë në Kubë me rastin e Ditës së Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav - 24 maji.
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..