Kryeministri Bojko Borisov ka një përkrahje më të lartë, sesa partia e tij GERB, tregon sondazhi përfaqësues i “Market links” nga periudha 11-19 qershor. Miratimi për punën e Borisovit nuk është ndikuar nga skandali me apartamentet e pushtetit. Sa më shumë shfaqje publike ka Bojko Borisovi, kaq më shumë qetësohen bullgarët, sepse mendojnë se ka se kush ta drejtojë shtetin "me dorë të fortë", komenton sociologu Dobromir Zhivkov. Liderja e Partisë Socialiste Bullgare - Kornelia Ninova ka një vlerësim më të ulët në krahasim me partinë e saj. Presidenti e ka miratimin e 54% prej të anketuarve, tregon studimi. Po të kishte zgjedhje gjatë qershorit për partia GERB do të merrte për shembull 30,6% të votave, Partia Socialiste Bullgare -28,9%, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë-8%, “Patriotët e Bashkuar”-6%, “Bullgaria Demokratike”-5,3%.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..