Sot bullgarët e krishterë festojnë ditën e apostujve Petro dhe Pavli, të quajtur nga populli Dita e Shën Petros. Të ndryshëm për nga karakteri dhe fati, të dy janë mes krijuesve më të mëdhenj të një qytetërimi të ri në bazë të besimit të krishterë. Petroja ka qenë një peshkatar i zakonshëm nga Galilea, një nga të parët të cilët Jezusi tërheq si dishepull i tij. Pavli është nga një fis më i dalluar. Në fillim fare bile ka qenë armik i krishterimit, por transformohet, pas takimit të tij me Jezusin rrugës duke shkuar në Damask. Që të dy vdesin gjatë persekutimeve të para kundër të krishterëve gjatë kohës së Perandorit Neron (64-68).“Këta të dy qenë një, pavarësisht se martirizimi i tyre është në ditë të ndryshme”, shkruan Shën Augusti.
Festa është shumë e njohur mes popullsisë bullgare. Ajo simbolizon rritjen e madhe të natyrës dhe jetën në fillim të verës së vërtetë, e cila tek ne zakonisht fillon në fund të muajit qershor. Dita e Shën Petros shpesh përkon me ditën e korrjes, prandaj është festë, në të cilën kanuni ortodoks lejon të punohet gjysmë dite. Sipas traditës, bullgarët e përfytyrojnë Shën Petron si një plak shpirtmirë, i cili mban në duar kyçet e portave të Parajsës dhe lejon hyrjen atje vetëm të "shpirtrave të pastra". Në besimet popullore Shën Pavli merr pjesë si një njeri më harbut dhe i egër. Në të kaluarën në disa krahina të Bullgarisë Lindore festa ka vazhduar dhe në ditën tjetër dhe është quajtur Pavlovden (Dita e Pavlit). Në këtë ditë nuk kanë ndezur zjarr, që të zbusin plakun e rreptë, të mos u dërgojë zjarre. Kjo, kuptohet është shumë larg nga konceptet e krishterimit ortodoks për Shën Pavlin. Thjesht një zakon pagan i lidhur me shpresën se zjarri nuk do të djegë rendimentin e grurit.
Dashuria e popullit ndaj ditës së Shën Petros duket dhe nga traditat e shumta të lidhura me qerasjet. Më shpesh përgatitet gjellë me zogun e parë të lindur gjatë vitit, më mirë është po të jetë gjel i ri. Nganjëherë dreka është një kurban i përbashkët rreth fushave për shëndet dhe bereqet. Në krahina të veçanta malore dita e Shën Petros nderohet dhe si dita e barinjve – atëherë pronarët shkojnë tek kopetë, që të provojnë djathin e parë për vitin. Në këtë ditë në kishë shpien për uratë dhe mollët e para të pjekura të quajtura “petrovki”. Sot zyrtarisht është dhe dita e zanateve dhe festa e shumë qyteteve bullgare – Bellogradçik, Etropole, Ljaskovec, Pavlikeni, Svogje e të tjera.
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..