Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Plovdiv-kryeqyteti evropian i kulturës 2019

Një ekspozitë tregon se mesazhet e para SMS janë shpikur në një burg të qytetit Tërnovo dhe se kur bufi lajmëron për një jetë të re

Foto: plovdiv2019.eu

“Muzeu -  i papritur, i hapur dhe i vizituar”. Kjo është një ekspozitë e jashtëzakonshme e cila e transformon përfytyrimin tonë për për këtë "tempull të kujtesës". Dhe në vend që të tregojë një histori të vetme përmes pasurisë së eksponateve, spektatorët ndjekin fijet e shumta të temave, duke qëndruar vetëm përpara njërit prej sendeve.

Ekspozita e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake, e cila është pjesë e programit “Plovdivi-kryeqyteti evropian i kulturës 2019”, përfshin mezi 9 eksponatë, por ata e çojnë mendimet e vizituesve në drejtime të shumta dhe të papritura. Drejtimi i parë vjen nga ....tualeti në kohë marshimesh të princit Aleksandër Batenberg.

Qemë të provokuar të tregojmë këtë eksponat, “hero” në historinë me një statut të vlefshmërisë mbi njëqindvjeçare -thotë Sllaveja Surçeva nga Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake. Gjatë vitit 1917 krijuesi i njohur Marsel Dyshan blen një nevojtore burrash dhe e prezanton në ekspozitë. Duke bërë pyetjen se cila gjë përbën një vepër arti?”, ai shkakton hapjen e një debait i cili vazhdon sot e kësaj dite. Ngjarja me nevojtoren e burrave të Marsel Dyshanit akoma po studiohet në akademitë botërore - pedagogët u drejtojnë studentëve gjithmonë të njëjtën pyetje, kurse përgjigja e njerëzve të kulturuar është kjo se edhe një tualet mund të jetë një vepër arti, mjafton që ai i cili e vëren ta ndërmarrë në këtë mënyrë. Ne po kështu i shtyjmë vizitorët të mund të llogarisin se cila mund të jetë një vepër arti. Tregojmë dhe histori të tjera, mes të cilave dhe këtë për nevojtoren alaturka, përmes së cilës piktori David Çerni paraqiti Bullgarinë gjatë kohës së Kryesisë Çeke të Bashkimit Evropian.

Në ekspozitë mund të mësohen dhe fakte të tjera kureshtare. Për shembull sesi “pasardhësi i SMS-ve “ lind gjatë viteve 20  të shekullit të kaluar, pasi të afërmit e të burgosurve në burgun e qytetit Tërnovo u dërgojnë në dy gjysmat e arrave letra të vogla me mesazhe.

Ose sesi një grua vendos të presë “shpikjen djallëzore”-trenin me ikonën e Shën Dhimitrit në dorë, por në stacionin hekurudhor i bie të fikët. Dhe po kështu sesi bufi-i cili është simbol i vdekjes, lajmëron jetën e re.

Gjatë kohës së luftës së Parë botërore në Frontin Jugor tek një regjiment bullgar fluturon një buf - tregon Sllaveja Surçeva. Ushtarët saktësojnë se pas shpendit është vënë një shënim në gjuhën franceze në të cilin thuhet  se pas disa ditëve do të fillojë ofensiva e madhe franceze. Kjo histori akoma  nuk ka gjetur rëndësinë e vet të qartë historike-nëse francezët i kanë paralajmëruar bullgarët ose këtë e ka bërë një bashkatdhetar i cili ka qenë rob për vëllezërit e tij në armë.

Një histori tjetër ushtarake na ridrejton rreth çështjes se kush kushton më tepër –fortësia ideologjike ose mëshira për jetën njerëzore.

 Në periudhën e Luftës së Ftohtë në një nëndetëse bërthamore ruse shpërthen zjarr - vazhdon tregimin e vet Sllaveja Surçeva. Duke e parë këtë, një anije kanadeze përgjigjet me idenë për të ndihmuar njerëzit në vuajtje në anijen lundruese. Por, rusët nuk e pranojnë ndihmën, mbase për shkaqe ideologjike. Pas kësaj në SOS sinjalet përgjigjet një anije bullgare, e cila shpëton shumë jetë njerëzore. Në shenjë mirënjohjeje ekuipazhi ynë merr sahatin e treguar në ekspozitë.

Eksponate të tjera interesante janë fotoaparati i Dimitër Dimitrovit, i punuar prej një cope lapsi, mbërtheckë për çantë grash, bishti i një feneri xhepi dhe akoma materiale të tjera, tapa për pije gazoze, të shpikur nga krijuesi i avionit të parë bullgar me motor Asen Jordanov, palltoja qimegjatë e aviatorit Simeon Petrov, i cili ka fluturuar në një aeroplan të hapur, makina legjendare shifrore Enigma, në të cilën vizituesit mund të shifrojnë mesazhet e veta në gjuhën cirilike. Ekspozita është e vendosur në godinën e aeroportit të vjetër të Plovdivit dhe do të mbetet aty deri më 14 korrik.

Foto:militarymuseum.bg

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD