Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës fillon samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ku Bullgaria është përfaqësuar nga kryeministri Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. “Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) u bë një instrument pragmatik për bashkëpunim, i cili inkurajon projekte konkrete, rritjen ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e regjionit" - tha Zaharieva në samitin e ministrave të jashtëm të Procesit. Ajo nënvizoi se Bullgaria është gati të përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor me përvojën e vet administrativen në përdorimin e fondeve evropiane.
“Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu – Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj”, shtoi Zaharieva.
Pas takimit të ministrave të jashtëm do të zhvillohet dhe forumi i krerëve shtetërorë dhe kryeministrave të PBEJL-së.Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan..
Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe..
Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..