Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës fillon samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ku Bullgaria është përfaqësuar nga kryeministri Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. “Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) u bë një instrument pragmatik për bashkëpunim, i cili inkurajon projekte konkrete, rritjen ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e regjionit" - tha Zaharieva në samitin e ministrave të jashtëm të Procesit. Ajo nënvizoi se Bullgaria është gati të përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor me përvojën e vet administrativen në përdorimin e fondeve evropiane.
“Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu – Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj”, shtoi Zaharieva.
Pas takimit të ministrave të jashtëm do të zhvillohet dhe forumi i krerëve shtetërorë dhe kryeministrave të PBEJL-së.Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..