Tensioni midis Sofjes dhe Beogradit është i papranueshëm për Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri Borisov në Sarajevë në samitin e shteteve të Evropës Juglindore. Bashkimi Evropian do të thotë jo vetëm fonde evropiane, por do të thotë edhe siguri dhe parashikueshmëri. Me këtë mënyrë të mendimit që është e zakonshme për Ballkanin, do të qëndrojmë vetëm në një vend pa kurrfarë përparimi. Derisa nuk marr faljen e ministrit të jashtëm Ivica Daçiç, nuk do të bisedoj më për këtë çështje as me presidentin Aleksandër Vuçiç, as me kryeministren Ana Bërnabiç. Borisovi ishte kategorik se kur ka dhënë si shembull diferencën midis pozitës shtetërore të Spanjës për Kosovën dhe asaj të shteteve të tjera në BE, nuk e ka fyer Serbinë. “Daçiç tashmë kishte katër takime me ministren tonë të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe ka kërkuar falje, por nuk dëshiron ta bëjë këtë publikisht”, nënvizoi kryeministri bullgar. Vetë Ana Bërnabiç komentoi se gjërat do të qetësohen.
Më vonë Ekaterina Zaharieva bisedoi me homologun e saj serb Ivica Daçiç në vendpushimin sllovak Visoki Tatri në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). “Duket se fjalët e Borisovit janë interpretuar gabimisht. Bashkëpunoj me Borisovin prej shumë vitesh dhe isha befasuar nga interpretimet e fjalëve të tij në mediat tona”, deklaroi duke e justifikuar veten Daçiç.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Bullgari më 27 tetor. Në parlament hyjnë 8 parti , njoftoi kryetarja..
Dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në lugina dhe ultësira mëngjesin e së enjtes . Përgjatë rrjedhës së Danubit do të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë nga 4° deri në 9°, në Sofje 5°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”...
Partia “Veliçie”, e cila në 100% të numërimit të protokolleve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) doli me rezultat 3.999% në vend të 4% të..
Të mërkurën do të ketë vranësira të shpërndara. Në Bullgarinë Qendrore dhe në fushën e Trakisë së Epërme vranësira do të jetë e ndjeshme, e ulët..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Asamblenë e 51-të Kombëtare pas zgjedhjeve të parakohshme..