Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Bonev: “Gjërat më të mira në jetë janë fare të zakonshme”

Foto: arkiv personal

“Më shkohet në det” - kështu titullohet kënga, të cilën Pllamen Bonevi dhe ShakaZuluOrchestra incizuan para pak kohe. Shumë e hareshme, e gëzuar dhe verore, me shumë optimizëm dhe jo në vend të fundit-e bërë në mënyrë profesionale, ajo tanimë po fiton popullaritet. Ja se çfarë tregon këngëtari pop për incizimin e tij të ri, si dhe për jetën e tij midis Londrës dhe Finlandës.

Mendoj se titulli thotë çdo gjë “Më shkohet në det”. Minko Llambov /lider i ShakaZuluOrchestra/ është autor i muzikës dhe i aranzhimit, teksti është i imi. Minko dhe kitaristi  Angjell Demirev janë muzikantë të shkëlqyer, më pëlqen të punoj me ta. Aktualisht jetoj më shumë në Skandinavi, këndoj nëpër anijet, kurse pas pjesëmarrjes sime në “Zërin e Finlandës” gjithnjë e më shpesh kam angazhime dhe “nga toka”. Kjo garë qe një përjetim unikal. Mentori im qe Michael Monroe –muzikant i famshëm në stilin rok. Mund të shikoni videot në VMO, aty jam nën emrin Plamen De La Bona. Doja që të ndërtoj pamjen e një njeriu, i cili vjen nga një vend i ngrohtë, me shumë diell dhe njerëz të gëzuar e të hapur. Jam i kënaqur nga prezantimi im-arrita deri tek çerekfinalet, grumbullova përvojë, tani jam më i njohur për publikun aty. Përpara kësaj në Londër po kështu merresha më muzikë. Në fillim të mijëvjeçarit shkova aty bashkë me një pjesë nga grupi bullgar “Dialog”. Kaluan disa vjet derisa “gjetëm veten”. Atëherë aty nuk kishte dhe kaq bullgarë, por dhe vendi ynë nuk qe akoma në Bashkimin Evropian. Në kryeqytetin britanik përfundova mjeshtëri prej aktori dhe 8 vjet u fotografova aktivisht-role të vogla në filma të mëdhenj (si “Hari Potër”, “Xhejms Bond”) si dhe role të mëdha në filma të vegjël. Pata kënaqësinë të ekzekutoj me banda të njohura angleze, kurse në “Dialog” ekzekutonim bashkë me muzikantë anglez, vizituam mjaft skena evropiane –në Spanjë, në Itali, Rusi....

Gjatë viteve të fundit këngëtari pop gjithnjë e më shpesh krijon projekte për skenën muzikore vendase. Mes tyre është dueti i tij me Zhana Bergendorf  TheyCan’tTouchUs. Pllamen tregoi po kështu dhe për vitet e tij të kaluara në Bullgari. Pavarësisht se ka lindur në qytetin Çirpan, ai rritet në qytetin Kërxhali. Aty disa vjet është solist në korin e shkollës, merr pjesë në rok bandë, kurse në moshën 15 vjeçe themelon grupin e vet të parë. Pas kësaj studion ekonomi në qytetin Plovdiv. Nuk e di se përse mësova pikërisht në këtë degë, por në qytet takova djemtë, me të cilët bëmë një grup-tregon ai. Në fillim të viteve 90 të shekullit të 20 ky grup zhvillon koncerte nëpër vend, fiton dekorata për interpretues të rinj. Pas kazermës Pllamen bashkohet ndaj grupit “Dialog”. Vite më vonë është dhe pjesëmarrja e tij e parë në një format të madh muzikor- X Factori anglez. Kjo është një farë përgatitjeje për prezantimin e suksesshëm në Finlandë.

Kuptohet se do të doja të shpërndaj këngën time të re dhe në Finlandë, por ajo është në gjuhën bullgare, kurse tema është shumë tipike bullgare - shprehja “ Më shkohet në det” për ne është simbol i lirisë, i gëzimit nga takimi me natyrën. Kurse vendi ynë ka kaq pasuri natyrore, në shumë pak vende mund t'ia vësh çelësin makinës dhe për disa orë të ndodhesh në det, në mal...Tani flitet shumë se nëpër bregdetin e Detit të Zi nuk ka njerëz, por unë dua që të mund ta vë theksin mbi gjërat e mira. I tillë është dhe teksti i këngës - dua që njerëzit kur ta dëgjojnë, të buzëqeshin, t'i përmbush me mendime pozitive, të mund të lëshojnë diellin në jetën e tyre. Shpresoj se kur njeriu mendon pozitivisht, tërheq ndryshime pozitive.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD