Me një kuotë prej 2000 vetave nuk arrijmë të tërheqim studentë nga jashtë me vetëdije bullgare, tha Nënpresidentja Iljana Jotova gjatë hapjes së Seminarit Veror të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Universitetin e Veliko Tërnovos. Iljana Jotova i falënderoi ministritë e punëve të jashtme dhe të brendshme si dhe atë të arsimit për paketën e masave të përgatitur në Ligjin për të huajt, me të cilën do të lehtësohet qëndrimi i studentëve me prejardhje bullgare në shkollat tona të larta. Nënpresidentja shtoi gjithashtu se bën të nevojshmen që gjuha bullgare të bëhet një kriter i parevokueshëm për marrjen e shtetësisë bullgare. Seminari i organizuar nga universiteti “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” sivjet mblodhi në kryeqytetin e vjetër bullgar 110 pjesëmarrës prej 36 shteteve nga 4 kontinentet.
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë hapjes së Forumit të Katërt të Prokurorëve të Përgjithshëm nga vendet ballkanike në Sofje. Ai..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me Organizatën Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UN Tourism). Në diskutime, temat kryesore..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..