Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarë shpikën dhe patentuan teknologji për nxjerrjen e gazit të braunit nga uji detar

“Nga uji prapë në ujë me energji të pastër, e cila mund të pastrojë ujin, ajrin, ushqimin, tërë botën.” Me këto fjalë zbuluesi i gazit të braunit – bullgari Ilija Vëllkov, formuloi shpikjen e tij, të frymëzuar nga një pasazh i Biblës. Ai është i njohur në rrethet shkencore si shkencëtari australian Yll Braun, pasi emigroi në Australi në mesin e shekullit të kaluar. Aty në vitin 1971 realizoi ëndrrën e vet më të guximshme – nxjerrjen e gazit të braunit nëpërmjet elektrolizës, e cila e ndan molekulën e ujit në oksigjen dhe hidrogjen në raport 1 kundrejt 2. Në kimi përbërja, që rezulton nga kjo ndarje njihet si “gazi plasës”, i cili djeg nëpërmjet plasjes. Mirëpo, shkencëtari arriti të transformojë procesin në implozion, të cilin e përshkroi ashtu:

“E merr ujin, e transformoj në gaz, shfrytëzoj energjinë e tij dhe e kthej prapë në ujë. Ky është një rreth i cili kurrë nuk përfundon.” Gazin e ndarë arriti të shfrytëzojë për të vënë në lëvizje një automjet, me të cilën kaloi 1600 kilometra dhe në vend të karburantit shfrytëzoi ujë dhe bateri, të cilat e konvertuan ujin në gaz të braunit. Për fat të keq zbulimi i profesorit Ilija Vëllkov hasi skepticizmin e bashkisë shkencore, e cila thoshte, se vetitë e gazit të braunit janë të pashpjegueshme sipas ligjit të termodinamikës dhe kimisë. Megjithëkëtë shpikja e tij gjeti aplikim në prodhimin e gjeneratorëve me gazin e braunit, për krijimin e përzierëve të gazit për  frymëmarrje me akualang në thellësi të ujit, aparate për djegie që mund të shkrijnë dhe të ngjiten të gjitha metalet, të prerë materiale të ndryshme.

Si një vazhdim i zbulimit të Ilija Vëllkovit, kohët e fundit dy shkencëtarë bullgarë shpikën dhe patentuan një instalim për nxjerrjen e gazit të braunit dhe të resurseve minerale nga uji detar, dy procese këto të cilat janë lidhur ngushtë. Me projektin e financuar nga Programi Operativ “Inovacione dhe Aftësi Konkurruese” në Bullgari, inxhinierët Çavdar Kamenarov dhe Pllamen Kamenarov bënë një çarje të vërtetë në burimet ripërtëritëse energjetike:

Inxhinieri Çavdar Kamenarov“Qëllimi ynë fillestar ishte të kërkojmë energji nga uji, por në procesin e punës doli, se atë që marrim si mbeturinë është më e çmueshme se sa gazi i braunit – shpjegon inxhinieri Çavdar Kamenarov. – Kështu në vend të prodhojmë energji nxorëm resurse minerale, dhe në këtë mënyrë lindi ideja të shfrytëzojmë gazin e braunit prodhuar nga instalimi për nxjerrjen e mineraleve nën formën e fundërrisë tepër të pasur të polimetaleve.

Interesante është se burimi, pra uji detar nuk soset, ndërsa teknologjia lejon të zgjidhet çfarë metale të grumbullohen në llogari të të tjerëve. Përveç kësaj sasia e nxjerrjes së tyre mund të krahasohet me sasinë e nxjerrë nga minierat. Ndryshe se burimet e xeherorëve sosen. Një përparësi tjetër e madhe është, se teknologjia nuk ndot ambientin rrethues, përkundrazi – mund të shfrytëzohet për pastrimin e ujërave të ndotura industriale:

“Përveç nxjerrjes së resurseve minerale, nëpërmjet djegies së gazit të braunit, nxirret edhe ujë të pastër të pijshëm nga deti – vazhdon inxhinieri Kamenarov. – Në një etapë të ardhshme teknologjia mund të shfrytëzohet si instalim energjetik për djegien e plehrave dhe për kthimin e tyre në energji elektrike ose në të ngrohëse. Vet ekzistenca e gazit të braunit zvogëlon toksicitetin, por nuk e heq, gjë që imponon ndërtimin e stacioneve të pastrimit të ajrit. Përveç mundësive të lartpërmendura vet instalimi, të cilin e krijuam, mund të shfrytëzohet për pastrimin e depove të minieraveku janë të grumbulluara mbeturina radioaktive jashtëzakonisht të dëmshme. Gazi i braunit shfrytëzohet me sukses në Kinë për neutralizimin e mbeturinave nga centralet atomike.”

Në fund të shtatorit shpikja do të prezantohet në qytetin Pllovdiv para shoqërisë shkencore dhe industrialëve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD