Qëndrueshmëria e sistemit bankar bullgar u vërtetua me rezultatet e testeve të stresit në gjashtë banka, të zhvilluara nga Banka Qendrore Evropiane. Kjo u bë e qartë pas një njoftimi të Bankës Popullore Bullgare. “Do të ketë akoma veprime të lidhura me forcimin e mëtejshëm të pozicionit të kapitaleve të bankave” – vuri në dukje gjithashtu Banka Popullore Bullgare. Banka Qendrore Evropiane zhvilloi vlerësim të cilësisë së aktiveve dhe stres-teste në gjashtë banka për shkak të qëllimit të vendit tonë të aderohet në mekanizmin unik bankar të mbikëqyrjes. Kjo është pjesë e rrugës së Bullgarisë drejt mekanizmit valutor ERM-II.
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..