Sipas 75% prej kompanive pakësimi i financimit të partive politike do t’i stimulojë që të optimizojnë strukturat e tyre dhe të rritin efikasitetin në punë. Pas ndryshimeve të fundit legjislative partitë do të marrin nga buxheti shtetëror nga 50 euro centë për secilën votë. Të dhënat janë ofruara nga Dhoma Ekonomike Tregtare, e cila ka zhvilluar studim ndër anëtarët e saj sa u përket mundësive për financimin e partive nga kompanitë, organizatat joqeveritare dhe personat fizikë. Sipas 74% të pjesëmarrësve në studim partitë do të përdorin mundësinë për financim nga ana e biznesit. 45% prej të anketuarve janë gati të marrin pjesë në këtë financim, por me kushte të përcaktuara si transparenca më e madhe e mjeteve të ofruara dhe të shpenzuara, dhe kriminalizimi i marrjes së parave nga burime të padeklaruara dhe të paqarta. 46% prej sipërmarrësve presin presion nga ana e partive mbi biznesin.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..