Qeveria bullgare siguron 379 mln. euro nga buxheti shtetëror për ndërtimin e segmentit të autostradës “Struma”, i cili kalon përmes grykës malore në rajonin e qytetit Kresna. Mjetet financiare do të përdoren për ndërtimin e objektit, bashkë me financimin e miratuar që vjen nga Bashkimi Evropian. Autostrada në këtë rajon do të përmirësojë rrjetin e transportit në Evropën Juglindore dhe do të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve në Pjesën Jugore të Ballkanit. Aksi i ri do të sigurojë kushte më të sigurta të udhëtimit dhe do të shkurtojë kohën e udhëtimit në drejtimin veri-jug në territorin bullgar, thuhet në motivet e vendimit të Këshillit të Ministrave. “Struma” është pjesë e korridorit të transportit të Mesdheut Lindor, i cili hyn në rrjetin trans-evropian të transportit që kalon përmes territorit të Bullgarisë dhe vazhdon në drejtim të Detit Egje.
Edicioni i 79-të i Panairit Ndërkombëtar Teknik do të mbahet në Plovdiv nga 24 deri më 27 shtator 2025. Forumi bashkon kompani kryesore, inovatorë dhe profesionistë, duke u përqendruar në progresin teknologjik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ekspozitat e..
Më 24 shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe për një vit në një nga formatet më emocionuese për promovimin e letërsisë bashkëkohore evropiane - "Nata e Letërsisë". Personalitete të famshme do të lexojnë fragmente nga poezia dhe proza bashkëkohore..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 14°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi – ndërmjet 14 dhe 18°C, ndërsa në Sofje – rreth 9°C. Në rajonet lindore skajore, para mesditës do të ketë vranësira të ulëta, ndërsa në disa zona të..
Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes..
Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore..
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u..