Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bëri të ditur se Këshilli i ri Ekzekutiv ka bërë rekomandime që të hiqet kufiri i moshës për postin e drejtorit të fondit. Shkaku për këtë është Kristalina Georgieva, e cila është e nominuar nga Bashkimi Evropian për postin dhe pritet miratimi i saj. Këshilli Ekzekutiv i FMN-së, i cili përbëhet prej 24 anëtarësh, rekomandoi që ndryshimi të miratohet nga Këshilli Drejtues i FMN-së, i cili nga ana e vet përfshin189 vendet anëtare të Fondit. Sipas rregullave aktuale të Fondit drejtorët duhet të jenë në moshën nën 65 vjeçe në momentin e marrjes së detyrës dhe të mos e zënë këtë post pasi mbushin 70 vjeçe. Georgieva, e cila mori leje si drejtoreshë ekzekutive e Bankës Botërore, mbushi 66 vjeç javën e kaluar.
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të ndërtuara pa leje, po ndërmarrin një protestë pesëditore. Aksioni do të fillojë pasdite nga bulevardi..
Një përmbytje e dytë brenda dy javësh në Bullgarinë Veriperëndimore shkaktoi dëme në fshatrat Lehçevo dhe Kobiljak. Shiu, i shoqëruar me breshër të madh, arriti në 35 litra në dhjetë minuta, tha për Radion Kombëtare Bullgare kryetari i bashkisë..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..