Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darin Vërbanov për Musikal Art Studion e tij dhe për punën e tij në Singapor

Ka shumë muzikantë bullgarë, të cilët kanë lënë gjurmë në kulturën botërore. Mes tyre janë jo vetëm zërat tanë të njohur të operës, por dhe një sërë dirigjentësh, solistë dhe koncert-mjeshtër në disa nga orkestrat më të njohura botërore. Shkaku të ikin nga atdheu dhe të kërkojnë lumturinë e vet si dhe një realizim jashtë kufirit është e ndryshme për secilin, por me siguri, përvoja të cilën e grumbullojnë është e paçmuehsme.

Përpara 17 vjetëve, që të zgjerojë horizontin e vet, violinisti Darin Vërbanov zgjodhi Singaporin e largët. Pavarësisht se ishte shumë intensive, puna e tij aty i pëlqen, me qenë se u është përkushtuar krejtësisht nxënësve të vet të shumtë nga të gjitha moshat në Musical Art Studion e tij. Aty zhvillohen kurse në piano, violinë, violë, violonçel, flaut, teori të muzikës. Qindra janë fëmijët, të cilët kanë kaluar përmes shkollës, e cila nuk pushon së punuari tashmë 10 vjet. Ajo vazhdon të përgatisë muzikantë të rinj madje në mungesë të Darinit, i cili pas një  kartë jeshile të fituar fare rastësisht, u nis për të jetuar dhe për të punuar në Shtetet e Bashkuara për rreth 3 vjet. Gjatë vitit 2016 ai u kthye në Singapor dhe vazhdoi punën e tij si pedagog  në lëndën e violinës, i cili ka grumbulluar kujtime të paharrueshme nga jeta e vet në Vendin e mundësive të pakufizuara. Darini pohon, se ka zgjedhur të kthehet, sepse :

“Kuptova se ajo të cilën e kam arritur tanimë aty qe shumë më tepër nga ajo të cilën mbase do ta fitoja, duke mbetur në Shtetet e Bashkuara. Shkaku tjetër qenë problemet, të cilat ekzistonin në vend. Një prej tyre është i lidhur me pronësinë e ligjshme të armës, gjë e cila e bën situatën në vend jashtëzakonisht të tensionuar dhe të pasigurt. Përveç kësaj sistemi i tyre shëndetësor është jashtëzakonisht i ngatërruar dhe pavarësisht se është në një nivel mjaft të lartë teknologjik, është jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe është pothuajse e pamundur  të përdoret. Çështja racore është edhe një gjë tjetër, që nuk është tepër e këndshme. Kam rënë në situata, të lidhura me debate, të cilat janë plotësisht të kota, të shkaktuara vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës.”

Në Azi jeta është e ndryshme dhe shumë më e parashikueshme, gjë e cila të lejon të jesh më i qetë. Nuk e ke ndjenjën se jeta të përpin dhe të shtyp, siç ndodh në Shtetet e Bashkuara, mendon violinisti. Ai na tregoi për mundësitë, të cilat i fitojnë nxënësit në shkollën e tij private:

“Ne kemi mundësinë të arsimojmë dhe të krijojmë muzikantë profesionalë, por ky fare nuk është qëllimi i Musical Art Studio. Kuptimi i ekzistencës së një shkollë të ngjashme është t’u japë mundësi të gjithëve, të cilët duan të merren me muzikë, ta bëjnë këtë. Këta mund të jenë njerëz me profesione të ndryshme, të cilët në një ose tjetër shkallë, ekzekutojnë në një instrument të veçantë dhe e bëjnë për kënaqësi, sepse kjo i pasuron. Ish-nxënësit tanë u bënë mjekë, juristë , IT-specialistë e të tjerë.”


Të veçanta janë shkollat në Singapor, në të cilat nuk ka një orkestër simfonike. Shkolla e Darinit dallohet me këtë, se në të pedagogët janë vetëm bullgarë, të cilët e kanë fituar përvojën e vet tek ne, por që e kanë zhvilluar potencialin e vet në Shtetet e Bashkuara, Kajro dhe Singapor. Një stimul suplementar për nxënësit  është Ansambli i Harqeve, i krijuar pranë shkollës, i cili u lejon vazhdimisht të avancojnë dhe të përsosin veten si dhe të paraqiten përpara publikut. Koncertet e ansamblit janë shkak dhe për takim dhe njohje me ish nxënësit e shkollës të cilët u janë përkushtuar profesioneve krejtësisht të ndryshme, por vazhdojnë të ekzekutojnë muzikë për kënaqësi.

Foto: Musical Art Studio

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Veselina Uzunova

Asparuh Leshnikov – mite, mistere, e vërteta

“Ju puth, Asparuh Leshnikov” është titulli i librit të ri nga Dr. Veselina Uzunova – kuratore kryesore në seksionin “Historia më e re” në Muzeun Historik Rajonal të Haskovos. Autorja zbërthen jetën dhe krijimtarinë e një prej artistëve më të..

botuar më 25-07-15 3.55.MD
Valja Ballkanska

"Doli Deljo kaçak" – përralla kozmike bullgare

Prej shekujsh, legjendat në Rodope tregojnë për një kaçak legjendar me emrin Deljo. Populli mirënjohës i ka kushtuar atij disa nga këngët dhe legjendat më të bukura. Kënga "Doli Deljo kaçak" është regjistruar për herë të parë nga folkloristë në..

botuar më 25-07-11 7.05.PD
Vasill Najdenov

Sofia Summer Fest i jep ritëm verës në kryeqytet

Nga 10 korriku deri më 14 shtator, kryeqyteti bullgar do të jetojë në ritmin e Sofia Summer Fest. Në përputhje me stinën e verës, aktivitetet zhvillohen në ambient të hapur – në Parkun Jugor II, pranë muzeut “Toka dhe Njerëzit”. Edicioni i gjashtë..

botuar më 25-07-09 6.55.PD