Në mbledhjen programore të Grupit të Bashkimit Kristiansocial në Bundestagun e Berlinit Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se Gjermania është partnere strategjike e Bullgarisë në BE dhe aleate me qëllime të përbashkëta në NATO. Bashkëpunimi dypalësh zhvillohet në mënyrë dinamike në fushat e politikës, sigurisë, ekonomisë, tregtisë, turizmit, shkencës dhe kulturës, tha ai dhe shtoi se gjatë vitit 2019 kur mbushen 140 vjet nga vendosja e marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, perspektivat e këtij bashkëpunimi janë të shkëlqyera.
Në fjalimin e tij Kryeministri bullgar nënvizoi gjithashtu se Bullgaria e përkrah fortë perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe bëri shumë për kthimin e kësaj teme në rendin e ditës të BE-së. Qeveria bullgare përshëndet dhe zgjedhjen e Ursula von der Leyen për Kryetare të Komisionit Evropian dhe është shumë e kënaqur me këtë se një anëtare e Partisë Popullore Evropiane bëhet gruaja e parë në këtë post, tha Bojko Borisov.
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..