Komisioni Evropian do të fillojë të paguajë shpenzimet e bëra nga shteti për kufizimin e shpërndarjes së murtajës afrikane të derrave, tha në Sofje komisioneri mbi shëndetin dhe sigurinë e ushqimit Vytenis Andriukaitis. Ai deklaroi se në Bullgari akoma që në fillim fare aplikohen në mënyrë të përpiktë masat e rekomanduara nga institucionet evropiane dhe kontrollohet në të gjitha mënyrat e mundshme shpërndarja e sëmundjes. “Vështirësitë janë lidhur kryesisht me njerëzit, të cilët nuk duan të bashkëpunojnë. Por vetëm masat e rrepta do të ndihmojnë në këtë situatë, ashtu siç ndodhi në Çeki, ku e përballuan plotësisht këtë sëmundje” nënvizoi komisioneri evropian. Ai morri pjesë në një takim të ekspertëve ndërkombëtarë në Sofje mbi çështjet e murtajës së derrave. Në takim specialistë nga 34 shtete diskutuan vendimet e ardhshme, të cilat do të bëhen pjesë e Strategjisë Globale për Kontrollin e Murtajës Afrikane në Botë. Deri në këtë moment 10 janë vendet e prekura nga infektimi, kurse në 5 prej tyre, mes të cilave është Bullgaria, situata është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Murtaja afrikane është problemi më serioz, me të cilin jam ndeshur gjatë viteve. Kjo është një sfidë globale, kurse problemi është se shkencëtarët nuk kanë zbuluar akoma vaksinë kundës virusit, që shpërndahet shumë shpejt”-thotë komisioneri evropian Andriukaitis gjatë kohës së forumit në Sofje. Dhe shtoi:
“Që të gjitha 28 vendet-anëtare po e shqyrtojmë këtë problem në nivelin e ministrave të bujqësisë. Bashkëpunimi evropian po zhvillohet, kurse ministrja Desisllava Taneva mori përsipër udhëheqjen e kësaj nisme. E vlerësoj lartë rolin tuaj për të përballuar problemin dhe masat të cilat po i ndërmerrni. Bullgaria po i ndjek në mënyrë të përpiktë këshillat dhe rekomandimet e Këshillit Evropian, që të gjitha ato janë në bazë shkencore. Bullgaria aplikon saktësisht të gjitha masat e planifikuara, por jo vetëm ajo, por që të gjitha shtetet duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e vet në luftën me shpërndarjen e murtajës afrikane të derrave. Qëllimi i këtij takimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin institucional dhe të përcaktojmë veprimtaritë me prioritet. Do të vazhdojmë të ndjekim situatën me shpërndarjen e infektimit dhe të jemi të përgatitur për një reagim adekuat”.
Sipas komisisionerit evropian, që të mund ta përballojmë sëmundjen janë të nevojshme të paktën akoma 3-4 vjet. Ai rikujtoi se mungesa e masave adekuate për luftë kundër murtajës afrikane të derrave tanimë ka çuar deri në humbje të mëdha ekonomike për disa shtete. Nga data 16 gusht e këtej, në Bullgari nuk ka vatër të re ndër kafshët shtëpiake dhe rastet e regjistruara të sëmundjes janë vetëm tek derrat e egra, ku si dhe për kafshët shtëpiake aplikohen masat e zakonshme të përfshira në Strategjinë e Bashkimit Evropian për luftë me këtë sëmundje që nga viti 2015, theksoi ministrja e bujqësisë, e ushqimeve dhe të pyjeve Desisllava Taneva, duke e përshkruar situatën aktuale në vend.
“Nga të gjitha 33 vatrat e regjistruara deri tani të murtajës nëpër fermat për derrat e shtëpisë, 7 janë në fermat e industrializuara, 2 në fermat familjare dhe të tjerat në fermat private. Derrat e prekur janë përgjithësisht 131 mijë, që përbën rreth 20% prej derrave shtëpiakë në Bullgari. Shpenzimet e pritura përasgjësimin e vatrave të regjistruara dhe për kompensimet për kafshët e prekura janë 23 milionë euro, të llogaritura më 14 gusht të këtij viti. Zhvilluam bisedë me komisionerin Andriukaitis dhe në qoftë se ky plan miratohet, do të kompensohet 75% prej tyre. Aktualisht të gjitha mjetet financiare të domosdoshme për asgjësimin e të gjitha vatrave të regjistruara të infektimit janë sigluara.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaPrej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë..