Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Distileria e vjetër e trëndafilit në qytetin Strellça po e përcjell stinën aktive prodhuese me një fluks të madh turistësh

Vaji bullgar i trëndafilit dhe sot është mes vajrave eterik më të kërkuara dhe me një cilësi më të lartë  nëpër të gjithë botën. Dallohet me aromën e vet me një afat më të zgjatur dhe me vetitë shëruese, prandaj esenca prej trëndafilit vajdhënës bullgar është në themel të një game të gjerë të produkteve kozmetike dhe mjekësore. Një nga distileritë më të vjetra në Bullgari gjendet në qytetin Strellça. Ajo ndodhet në të dalë nga qyteti, në rrugë drejt qytetit Koprivshtica, dhe është ndërtuar në këtë vend në vitet pas Çlirimit të vendit tonë nga sundimi turk. Në këtë mënyrë lulet e trëndafilit, të marra nga toka e Strellçës, tanimë afro një shekull e gjysmë grumbullohen dhe përpunohen në distilerinë e vjetër të qytetit. Banuesit vendas thonë se distileria e tyre është e dyta më e vjetër në rajonin e prodhimit të trëndafilave në Bullgari. Gjatë viteve të fundit pajisjet janë modernizuar dhe investuesi ka arritur një cikël të mbyllur - nga prodhimi i vajrave eterike, deri në futjen e tyre në një seri produktesh kozmetike, të cilat shpërndahen në tregun tek ne dhe jashtë shtetit.

Në qytetin Strellça rritja e trëndafilit vajdhënës është një pjesë nga tradita familjare. Këtu çdo një familje rrit nga 1 deri më 3 akra trëndafila vajdhënëse, prandaj dhe vaji i prodhuar prej tyre trashëgohet brez pas brezi si një relikt i vlefshëm. “Trëndafilat në Strellça  në fakt vijnë nga qyteti i afërt Koprivshtica dhe kështu në sajë të klimës së përshtatshme është vënë fillimi i prodhimit masiv të trëndafilave” - tregon Nadja Romankova, e cila kryen detyrën e drejtoreshës së Muzeut Historik në qytetin Strellça. 

“Fill pas Çlirimit trëndafili vajdhënës transportohet nga qyteti Klisura drejt Koprivshticës. Por qyteti Koprivshtica është i vendosur mjaft më lartë në mal. Banuesit vendas mbjellin kopshte me trëndafila, por del se kjo kulturë  nuk mund të rritet në një klimë të tillë të lartë malore. Prandaj ata i çrrënjosin të gjitha të mbjellat e veta  prej trëndafili dhe bashkë me kazanët për distileri i shesin në Strellça. Disa familje mbjellin kopshtet e para prej trëndafilave. Bëhet e qartë se për shkak të klimës së favorshme trëndafili rritet shumë mirë në rajon. Fillon një zhvillim i shpejtë i prodhimit të trëndafilit  akoma gjatë viteve 20 të shekullit të 20. Ka pasur rreth 300 hektarë të plantacioneve me trëndafila, të rritura në bazë të parimit familjar. Në fillim banuesit e krahinës mundohen të distilojnë vajin e trëndafilit  nëpër shtëpitë e tyre, kanë bërë dhe kazanë për këtë, por me qenë se është i nevojshëm shumë ujë për zierjen e lules së trëndafilit, por dhe vend ku të derdhet materiali mbeturinor, njerëzit mblidhen dhe vendosin bashkë të krijojnë një distileri. Vendi është përcaktuar të jetë afër lumit. Montohen disa kazanë dhe aty fillon distilimi i lules së trëndafilit. Me datë të sotme tanimë ka rreth 6 mijë akra të mbjella me trëndafila, të rritura mbi parimin familjar. Prandaj çdo vit gjatë muajit maj, kur është mbledhja e trëndafilit, në të gjithë qytetin euforia është shumë e madhe. Festa e trëndafilit organizohet që nga viti 1996 në qytetin Strellça. Zgjedhim vajzën më të bukur, e cila të mbajë titullin “Mbretëresha Trëndafil”, por njëkohësisht  me këtë  çdo vit organizojmë  dhe një spektakël të quajtur “Mbledhja e trëndafilit”. Në ditën e festës që të gjithë miqtë mund të vizitojnë distilerinë, dhe po kështu dhe kopshtin e trëndafilit ku amatorë në veshje tradicionale rikrijojnë traditën popullore dhe e zbukurojnë çdo një mik të ardhur me një lule prej trëndafili”.

“Të mbjellat prej trëndafili të familjes sonë janë në një moshë mbi 60 vjet, transmetohen brez pas brezi. Por kam frikë se pas nesh nuk do të ketë se kush të kujdeset për ta, sepse fëmijët  tanë punojnë në qytetet e mëdha dhe kthehen shumë rrallë” – tregon Ivanka Ivanova – punonjëse në Distilerinë e Vjetër:

“Një nga distileritë më të vjetra vepruese është kjo e jona. Mbi portë ka një parullë në të cilën thuhet “Respektimi i regjimit teknologjik-një garanci për vajra eterike të cilësisë së parë”. Një kilogram vaj trëndafili nxirret prej 3 tonëve e gjysmë lule trëndafili. Godina e distilerisë së vjetër  është ndërtuar kështu që më lartë për nga rruga të dorëzohen  thasët me lulen e trëndafilit, të cilat lëshohen nëpër brazda të veçanta poshtë drejt kazanëve. Puna është e shumtë, por për një fitim të mirë tanimë nuk mund të mendohet. Gjatë viteve të fundit shesim sasi të vogla, por dhe çmimi ulet. Pavarësisht nga kjo në çdo kohë të vitit vijnë gjithnjë e më shumë turistë, që të shikojnë nga brenda një distileri nga koha e sotme”.

Foto: arkiv personal

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD