Nuk ka pasur arsye teknike për ndërprerjen e transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare “Horizont” më 13 shtator nga ora 06.00 deri më 11.00. Ky është përfundimi i hetimit të Prokurorisë të bërë me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Sotir Cacarov.
Kjo “heshtje” e BNR-së provokoi skandal të madh politik në Bullgari të lidhur me lirinë e shprehjes, sepse ndërprerja e transmetimit ishte bërë pasi gazetarja dhe drejtuese e emisionit të mëngjesit Silvija Velikova ishte detyruar të mos marrë pjesë në emision për shkak të pozitës së saj të shprehur në eter. Ajo është reportere, e cila e ndjek drejtpërsëdrejti sektorin e drejtësisë dhe është e njohur me qëndrimin e saj kritik kundër kandidatit për Kryeprokuror të ri të Bullgarisë Ivan Geshev.
Radioja Kombëtare Bullgare është objekt strategjik me detyrë që në raste krizash t’i informojë qytetarët. Prandaj licenca e saj është për program 24 orësh. Çështja tashmë është në kompetencën e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes, e cila duhet të shprehë vendimin e vet për këtë në se drejtori teknik i Radios Kombëtare Bullgare Pllamen Kostov ka kryer krim.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..