Kombëtarja bullgare e volejbollit për meshkuj humbi me 3:1 sete (25:22, 23:25, 21:25, 17:25) në ndeshjen e fundit të grupit A të Kampionatit Evropian të Volejbollit kundër Italisë në Montpellier të Francës. Edhe të dyja skuadrat i ishin siguruar vetes vend në 1/8 finalet që para kësaj ndeshjeje, por pas kësaj humbjeje bullgarët zunë vendin e tretë në grupin A dhe ndeshja e tyre tjetër do të jetë në Slloveni, ku mund të luajnë mikpritësit.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..