Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri firma e kanë ndarë tregun në kuadrin e skemave evropiane për sigurimin falas të frutave dhe qumështit për fëmijët në shkollë

Foto: arkiv

Shoqëria “Asociacioni kombëtar për ushqimin shëndetësor të fëmijëve” bëri të ditur se tri firma të mëdha për përpunim qumështi e kanë ndarë tregun dhe përvetësojnë një pjesë të madhe të parave në kuadrin e skemave “Frutë shkollore” dhe “Qumësht shkollor”. Sipas kryetarit të Shoqatës Ivan Dujçev rregullorja për zgjedhjen e furnizuesve është ndryshuar në dobi të firmave të mëdha – prodhuese. Në kuadrin e skemave “Frutë dhe qumësht shkollor” BE-ja siguron rreth 20 mijë euro, ndërsa produktet janë falas për fëmijët. Dje përpunuesit e qumështit kërkuan dorëheqjen e drejtorit të fondit shtetëror “Bujqësi” Vasill Grudev për shkak të kaosit të krijuar nga fondi rreth rregulloreve, sipas të cilave zgjidhen furnizuesit në kuadrin e skemave “Frutë shkollore” dhe “Qumësht shkollor”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD