Prodhuesi gjerman i pjesëve të këmbimit “VOSS Automotive”, zyrtarisht hapi uzinën e vet të parë në Bullgari. Ajo ndodhet në parkun industrial “Bahovica” afër qytetit Lloveç dhe punon që nga muaji maj. Vendet e punës në të deri në këtë moment janë 100, por deri në fund të vitit tjetër numri i tyre pritet se do të rritet deri më 900. Investimi në këtë objekt deri tani është me vlerë 15 milionë euro. Koncerni ka një përvojë të provuar shumëvjeçare në prodhimin e lidhjeve të tubave dhe të komponentëve për instalim parësor në sistemet e lëndëve djegëse, të sistemeve të ftohjes, të atyre pneumatike dhe të sistemeve të shkarkimit për automobila të lehta dhe automjete të rënda. Aktualisht ai ka uzina të veta në 56 shtete dhe qarkullimi i tij vjetor është mbi 600 milionë euro, kurse të punësuarit – mbi 6000.
Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..