Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atanas Skatov ngjiti majën e radhës mbi tetëmijë metra

Atanas Skatov
Foto: Arkiv personal

Alpinisti bullgar Atanas Skatov ngjiti majën Dhaulagiri në Himalajet. Lartësia e saj mbi nivelin e detit është 8127 dhe është maja e dhjetë me lartësi mbi 8mijë metra, në të cilën ka shkelur Skatovi.

Gjatë këtij viti ai arriti të shkelë mbi akoma tri nga majat më të larta në botë – Kançenxjonga - 8586 m., Gasherbrum 1 – 8080 m. dhe Gasherbrum 2 – 8035m. Qëllimi i Skatovit është që të bëhet bullgari i parë me ashtuquajturën “Kurorë të Himalajeve”, “pronarët” e së cilës i kanë ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë. Shumë afër kësaj arritjeje ishte një bullgar tjetër -  Bojan Petrov, i cili humbi jetën e tij duke ngjitur majën e 11-të të tij me lartësi mbi 8 mijë metra.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i 42-të i Maratonës së Sofjes

Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..

botuar më 25-10-11 8.00.PD

Aleksandër Vezenkov nderohet përsëri si basketbollisti më i mirë jashtë NBA-së

Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të Basketbollit - NBA në anketën e menaxherëve të përgjithshëm të NBA-së. Ylli i Olympiacos mori 44% të..

botuar më 25-10-10 11.02.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar është përsëri në majë të botës, duke fituar Titullin Botëror në Norvegji

Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..

botuar më 25-10-09 10.54.MD