Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgari, i cili i takon punëdhënësit me punëtorët përmes një platforme mobile

Në Bullgari ka punë për çdo një dhe kudo, thotë krijuesi i platformës Cvetosllav Zahariev

Aplikimi për punë, asnjëherë nuk ka qenë një gjë aq e lehtë dhe e shpejt. Lidhja midis atyre të cilët kërkojnë dhe atyre të cilët ofrojnë punë është lehtësuar nga një aplikacion mobil, i përpunuar nga Cvetosllav Zahariev. Praktika dëshmon se parimi i kërkimit i platformës është jashtëzakonisht i efektshëm, kursen kohë dhe resurs njerëzor. Autori i idesë  është një specialist i softuerit , i cili është kthyer në Bullgari pas diplomimit të tij në Skoci dhe pasi ka grumbulluar pak përvojë. Platformën nPloy ai e ka krijuar posaçërisht për tregun bullgar të punës, pasi e ka kuptuar se tek ne ka shumë vende pune të lira, të cilat mbeten të pazëna për shkak të paqartësive në shpalljet për punë ose thjesht sepse informacioni nuk arrin deri tek njerëzit e përshtatshëm. Synimi kryesor i Cvetosllavit ka qenë t’u japë shanse të barabarta kandidatëve për një pozitë të njëjtë, kurse kërkesat e punëdhënësit të jenë më transparente.

“I gjithë informacioni është paraqitur në ekranin e celularit dhe njeriu nuk duhet të luhatet midis shpalljeve të ndryshme” - sqaron  Cvetosllavi. Sipas fjalëve të tij, çdonjeri mund t’i vendosë parametrat kryesorë për punën e dëshiruar dhe platforma automatikisht i zgjedh propozimet e përshtatshme.” nPloy nuk është diçka me të cilën merrem aktualisht, e krijova që të mund njerëzit të gjejnë më lehtë punë në çdo kohë dhe kudo”, thotë bashkatdhetari ynë:

“Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtuar, kërkohet vetëm një shtyrje e lehtë në të djathtë për shpalljet e miratuara. Të njëjtën gjë e bën dhe punëdhënësiai miraton kandidatët  vetëm me një lëvizje mbi ekran. Në qoftë se interesat e punëdhënësit dhe aplikantit përkojnë, atëherë ata hapin bisedë (chat). Aty mund të komentojnë, të caktojnë intervistë dhe të këmbejnë informacion. Ajo të cilën dua ta arrij është të lehtësoj tregun e tanishëm të punës, sepse dhe unë si punëdhënës në Bullgarinë Veriperëndimore (një nga rajonet më të prapambetura në Bullgari) kuptova se ka shumë oferta për punë, më në veçanti për inxhinierë dhe specialistë  në sfera të ndryshme. Por janë pak njerëzit seriozë dhe të motivuar. Ne duhet të pushojmë së ankuari, por të jemi më këmbëngulës dhe përgjegjës në çdo gjë, të cilën e bëjmë. Në qoftë se njeriu do diçka, gjithmonë mund ta arrijë, është çështje kohe dhe përpjekjesh.”

Sipas Cvetosllavit në Bullgari ka shumë njerëz të talentuar, të cilët kanë aftësi, por aftësitë e tyre nuk përdoren në mënyrë të plotë. “Frenimet, me të cilat përballemi këtu, u pengojnë njerëzve të rinj të shfaqin potencialin e tyre” - thotë sipërmarrësi:

“Për arsimin tim të lartë u nisa në Skoci, aty studioja dhe punoja njëkohësisht. Kërkoja punë në sajtet e specializuara dhe gjeta një vend pune, i cili më lejoi të mësoja dhe të kurseja. U ktheva në atdhe me idenë se në Bullgari mundësitë nuk janë prezantuar në mënyrën e duhurt. Kemi shtet, i cili mundohet të ndryshojë diçka, por akoma jemi larg objektivave, njerëzit e rinj akoma nuk mendojnë për Bullgarinë si për vendin, ku mund të zhvillohen në mënyrë të plotë. Mundohem që me punën time tek ne, t’u tregojë vërsnikëve të mi se, në Bullgari mund të ketë perspektivë, këtu ka mjaft. Vetëm duhet të punohet, të bëhen përpjekje, asgjë nuk bëhet pa mundim. Bullgari asnjëherë nuk ka pasur mundësi të tilla për përdorimin e përvojës së huaj, dijeve, udhëtimeve dhe stazheve, ashtu siç është tani. Zgjedhjen e bën secili për veten e vet, kurse arsyet për kthimin e të rinjve në Bullgari janë mjaft – tek ne ka punë kudo dhe për secilin. Problemet tona janë lidhur me mënyrën e të menduarit dhe pak nga pak i kapërcejmë. Unë personalisht ndihem i kënaqur, kur kontribuoj për shoqërinë, kur jam i dobishëm për veten time dhe për të ardhmen e të afërmve të mi dhe të shokëve të mi”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD