Bullgaria është me një pjesë të ulët të sinjaleve për dhunë në shtëpi dhe gratë duhet të inkurajohen të njoftojnë për raste të tilla, komentoi në një konferencë për shtypin raportuesja e OKB-së mbi çështjet e dhunës ndaj grave Dubravka Simonoviç (Dubravka Simonovic). Sipas saj jemi dëshmitarë të tolerancës dhe pandjeshmërisë ndaj dhunës së grave. Dubravka Simonoviç, e cila ndodhet për vizitë në Bullgari, bëri apel që vendi të hartojë një plan kombëtar për veprim kundër dhunës së të gjitha grave dhe vajzave. Për më tepër se sipas statistikës së organizatës, 33 gra bullgare u vranë nga një anëtar i familjes ose nga një partner intim gjatë vitit 2018. Ajo theksoi, se Bullgaria duhet të rishqyrtojë vendimin për Konventën e Stambollit dhe ta pranojë, sepse sipas saj kjo është mënyra që vendi të miratojë Konventën e OKB-së për heqjen e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..