Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OKB-ja: 33 gra bullgare u vranë si rezultat i dhunës shtëpiake gjatë vitit 2018

Foto: arkiv

Bullgaria është me një pjesë të ulët të sinjaleve për dhunë në shtëpi dhe gratë duhet të inkurajohen të njoftojnë për raste të tilla, komentoi në një konferencë për shtypin raportuesja e OKB-së mbi çështjet e dhunës ndaj grave Dubravka Simonoviç (Dubravka Simonovic). Sipas saj jemi dëshmitarë të tolerancës dhe pandjeshmërisë ndaj dhunës së grave.  Dubravka Simonoviç, e cila ndodhet për vizitë në Bullgari, bëri apel që vendi të hartojë një plan kombëtar për veprim kundër dhunës së të gjitha grave dhe vajzave. Për më tepër se sipas statistikës së organizatës, 33 gra bullgare u vranë nga një anëtar i familjes ose nga një partner intim gjatë vitit 2018. Ajo theksoi, se Bullgaria duhet të rishqyrtojë vendimin për Konventën e Stambollit dhe ta pranojë, sepse sipas saj kjo është mënyra që vendi të miratojë Konventën e OKB-së për heqjen e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD