Më 26 tetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Dëshmorit të Madh Shën Dhimitër i Selanikut. E konsiderojnë dhe e respektojnë si mbrojtës i Ballkanit. Për përkrahjen e tij rivalizojnë grekët, bullgarët, rusët, serbët. Shën Dhimitër lindi në shekullin e tretë në Selanik. Pas vdekjes së të atit u bë kryetar bashkie. Pasi pranoi fenë e krishtere mësonte banorët e Selanikut që t’u mos përulen idhujve, por të hapin zemrat për Krishtin. Perandori romak Maksimian kërkoi prej tij të heqë dorë nga feja e krishtere, por shenjtori refuzoi. Për këtë perandori e burgosi. Megjithëkëtë Shën Dhimitër vazhdoi të predikojë fenë e krishtere, gjë për të cilën u torturua dhe u vra. Pas kohe zbuluan lipsanat e tij të shenjta që lëshuan miro shëruese me erë të mirë.
“Në kalendarin tradicional bullgar Ditët e Shën Dhimitrit (26 tetor) dhe të Shën Gjergjit (6 maj) kanë rëndësi të madhe, sepse caktojnë fillim dhe përfundimin e stinës bujqësore”, tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë docent doktor Petko Hristov nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. “Në se Ditën e Shën Gjergjit barinjtë dalin me kopetë në fushat e larta malore, Ditën e Shën Dhimitrit ata kthehen në fshatrat për të kaluar dimrin. Ato dy festa respektohen jo vetëm nga të krishterët, por edhe nga myslimanët. Sipas përfytyrimeve popullore Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri janë binjakë. Kështu janë të rikrijuar edhe në ikonat e shumta, ku njeri pranë tjetrit, ose njeri përballë tjetrit qëndrojnë të hipur mbi kuaj – Shën Gjergji është i hipur mbi një kalë të bardhë, ndërsa Shën Dhimitri mbi një kalë të kuq.”
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...