Mali Llozenska është një nga vendet e preferuara për kryeqytetasit për shëtitje çlodhëse gjatë ditëve të pushimit, më në veçanti ajo pjesë e saj, e cila ngrihet dalëngadalë mbi liqenin Pançarevsko. Diku aty, në metra poshtë shpatit, poshtë shtegut të rrahur, fshihen kaktuse, të cilat i vërejnë pak njerëz. Siç çdo gjë ekzotike dhe kjo është rrethuar me mistere dhe legjenda.
Sipas teorive më të njohura për shfaqjen e tyre, të cilat vërtiten nëpër internet, farërat e tyre janë transportuar nga shpendët ose nga cikloni mesdhetar, i cili ka sjellë rërë nga shkretëtira Sahara. Por, kjo është shumë pak e mundshme, mendon Vlladimir Vlladimirov nga Instituti i Biodiversitetit dhe Studimit të Ekosistemeve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave:
“Duket se kjo është një vepër e ambientalistëve. Aty ka tre lloje nga gjinia Opuntia. Ky fakt flet se mbase dikush i ka mbjellë me qëllime nga më të mirat – ta larmojë bimësinë e rajonit”.
Kolonitë e këtyre bimëve, karakteristike për Amerikën ose për Mesdheun, pak nga pak nuk bëhen të zakonshme në Bullgari, pohon studiuesi:
“Mjerisht gjatë viteve të fundit gjithnjë e më shpesh zbulojmë në vend habitate të kaktuseve të egra. Por, duhet të dihet se dhe në Amerikë kaktuset rriten jo vetëm në zonat tropike. Disa nga llojet takohen dhe në kushtet e gjerësive mesatare gjeografike, kështu që rezistojnë të ftohtit. Pikërisht lloje të tilla, të transportuara tek ne, mund të egërsohen dhe të shpërndahen në kushtet tona, pa problem në temperatura deri në minus 30 gradë”.
Vlladimir Vlladimirov tregon se ai personalisht është në dijeni me pothuajse 11 habitate, ku nga llojet më gjerësisht është shpërndarë Opuntia engelmannii. Është vështirë të thuhet se kur janë shfaqur kaktuset e para në Bullgari. Por, ajo të cilën ne e dimë me siguri është se:
“Importimet e para të dokumentuara të kaktuseve në Bullgari, të cilat mund t’u rezistojnë kushteve të jashtme, janë bërë gjatë viteve të 20-të dhe të 30-të të shekullit të 20-të. Ato janë mbjellë në disa vende, si për shembull në pallatet mbretërore – në Evsinograd (afër qytetit bregdetar Varna) dhe në Kriçim (Bullgari Jugperëndimore) si bimë dekorative. Në disa pjesë jugore të vendit – për shembull në qytetin Harmanli, Bellosllav janë rritur si bimë gjithmonë të gjelbra në parqet e varrezave, që ku më vonë “kanë ikur”. Sot në qytetet Harmanli dhe Bellosllav (në afërsi me qytetin detar Varna) gjenden disa nga habitatet më të mëdha të kaktuseve të egra në Bullgari”, tregon Vlladimirov.
Ai shton se eksperimente me mbjelljen e bimëve jugore janë bërë dhe në periudhën 1930-1933 në Ishullin e Gjarpërinjve , sot –Shën Thoma, në afërsi me grykën e lumit Ropotamo. Për 20-30 vjet këto lloje të huaja për tokat tona absolutisht egërsohen dhe zënë pothuajse të gjithë ishullin. Kaktuset mund të shihen dhe në rajonin e fshatit Pushevo, në rrethin e Veliko Tërnovos (Bullgari Qendrore), ku kthehen në një atraksion turistik. Vendasit kaq shumë krenohen me këtë kureshtje natyrore, saqë organizojnë një Festival të kaktuseve.
Në të gjithë madhështinë e vet bimët me gjemba mund të shikohen më mirë nga fundi i muajit maj deri në gjysmën e parë të muajit korrik, ku lulëzimi i tyre është më i madh gjatë muajit qershor.
“Por, duhet të dihet se pavarësisht se janë shumë të bukura dhe ekzotike kaktuset janë një pushtues i padëshiruar në natyrën tonë – nënvizon Vlladimir Vlladimirov. Kaktuset ilustrojnë një problem mjaft serioz – atë për speciet e huaja pushtuese. Këto janë lloje, të cilat nuk janë karakteristike për vendin tonë, janë transportuar nga pjesët të tjera të Evropës ose nga kontinentet e tjera dhe të cilat në kushtet tona mund të përshtaten dhe të egërsohen. Por, nga ana tjetër fillojnë të shpërndahen kaq shpejt dhe janë kaq të suksesshme, saqë i shtyjnë llojet tona dhe mund të krijojnë probleme për ekonomin tonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..