770 janë të huajit, të cilët mund të votojnë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie në zgjedhjet e sotme vendore në Bullgari. Ata janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë regjistruar adresën e tyre në Bullgari dhe kanë banuar në vendbanimin përkatës të paktën 6 muaj para zgjedhjeve.
Linda dhe Peter Doane nga Britania e Madhe janë në Bullgari nga 12 vjet – na informoi BNR – Vidin. Ata kanë zgjedhur të banojnë në bashkinë më të vogël të qarkut Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore – Bashkinë Bojnica, ku jetojnë vetëm 1000 veta. Linda dhe Peter mendojnë se është e rëndësishme të votojnë. “U dashuruam me Bullgarinë dhe më saktë me këtë pjesë të vendit – thotë Linda. – Ne u informuam se si votohet për autoritetet vendore dhe kryetar bashkie, si mund të votojmë ne, pasi jemi anglezë.”
Sheila dhe Stephen Payne gjithashtu e kanë preferuar Bojnicën para Londrës. “E duam Bullgarinë. Aktualisht ajo është shtëpia jonë. Pa dyshim është me rëndësi të votohet në të gjitha zgjedhjet. Kjo është demokracia” – komentuan ata.
Megjithë interesin e të huajve ndaj pronësive të paluajtshme në Bojnica dhe qendrën e meremetuar të fshatit ka mëhalla të tëra të shpopulluara, sepse pronarët kanë ikur – thonë banorët dhe shpjegojnë: “Ata shkuan në qytetet e mëdha të Bullgarisë, ose jashtë që të nxjerrin bukën e gojës”.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..