Kryeministri bullgar Bojko Borisov mori çmimin e posaçëm “Pishtari i Lirisë” të koalicionit kombëtar amerikan në përkrahje të hebraizmit euroaziatik. Borisovi është lideri i parë i huaj, i dekoruar me këtë çmim, që deri tani u është dhënë vetëm politikanëve dhe diplomatëve amerikanë për merita të posaçme në luftimin e antisemitizmit.
Çmimi ishte dorëzuar nga kryetari i koalicionit Daniel Rubin në praninë e Ambasadores së re amerikane në Sofje Hero Mustafa dhe të atij të Izraelit Yoram Elron. Gjatë ceremonisë Bojko Borisov tha se ky është një çmim për të gjithë popullin bullgar, i cili kurrë nuk do të harrojë dhe do t’u tregojë fëmijëve të vet për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..