Kryeministri bullgar Bojko Borisov mori çmimin e posaçëm “Pishtari i Lirisë” të koalicionit kombëtar amerikan në përkrahje të hebraizmit euroaziatik. Borisovi është lideri i parë i huaj, i dekoruar me këtë çmim, që deri tani u është dhënë vetëm politikanëve dhe diplomatëve amerikanë për merita të posaçme në luftimin e antisemitizmit.
Çmimi ishte dorëzuar nga kryetari i koalicionit Daniel Rubin në praninë e Ambasadores së re amerikane në Sofje Hero Mustafa dhe të atij të Izraelit Yoram Elron. Gjatë ceremonisë Bojko Borisov tha se ky është një çmim për të gjithë popullin bullgar, i cili kurrë nuk do të harrojë dhe do t’u tregojë fëmijëve të vet për shpëtimin e 50 mijë hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..